Ligji i lustracionit në Maqedoni,VMRO DPMNE kritikojnë Kushtetuesen
Partia qeverisëse në Maqedoni, VMRO DPMNE ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit për të anulluar katër nene të ligjit të lustracionit.
Ligji i lustracionit parashikon që nëse verifikohet se dikush ka qenë pjesë e shërbimeve sekrete të sistemit të kaluar, ai nuk mund të ketë poste publike.
VMRO DPMNE thotë se gjykatësit janë zgjedhur në kohën kur qeverisnin social-demokratët që tani janë në opozitë dhe ata mbrojnë zyrtarët e kësaj partie. Por opozita i ka hedhur poshtë këto deklarat adhe reagimin e partisë në pushtet e konsideron si presion ndaj pavarësisë së gjykatave.
Nuk është hera e parë që VMRO DPMNE sulmojnë Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i saj në fund të vitit pranoi se ka presione politike.
Ndërkohë Maqedonia është kritikuar nga përfaqësues ndërkombëtarë për ndërhyrje në punën e gjykatave.