E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri për farmaceutikën, rregullat që duhet të zbatohen



Farmacitë duhet t’u nënshtrohen disa rregullave të rrepta, ku nuk u lejohet tregtimi i barnave pa u kryer kontrolli nga autoritetet përkatëse. Ky është vendimi më i fund i qeverisë, i cili bën disa ndryshime në rregullat e farmaceutikës. Farmacitë duhet të tregtojnë vetëm barna me pullën e kontrollit nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Pulla e kontrollit duhet të përmbajë disa elementë përkatës, si emrin dhe dozën e medikamentit, çmimin e shitjes me pakicë, emrin e importuesit të autorizuar. Rregullat e reja parashikojnë se për hapjen e një farmacie subjekti duhet të deklarojë se përmbush të gjitha kërkesat ligjore për të ushtruar veprimtarinë. DSHP-ja rajonale bën verifikimin e të dhënave brenda 20 ditëve punë nga hapja e farmacisë. Nëse deri në përfundim të këtij afati DSHP-ja nuk jep një mendim, atëherë Drejtoria Farmaceutike pranë MSH-së ia përcjell brenda 5 ditëve QKKB-së dhe kjo e fundit duhet të shprehet brenda 19 ditëve. Kështu, pas marrjes së inspektimit, që lëshohet nga DSHP-ja përgjegjëse ose QKKB-ja, Ministria e Shëndetësisë ka 10 ditë afat për t’i dhënë licencën. Shpërndarësi farmaceutik duhet të jetë teknik farmacist, i cili do të bëjë shpërndarjen e barnave dhe të gjithë duhet të jenë të regjistruar pranë DSHP-ve përkatëse. Rregulla të reja janë parashikuar edhe për importuesit dhe eksportuesit e barnave.

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›