Në pranga supervjedhësi, vodhi tri makina brenda 24 orëve në Durrës
Arrestohet në flagrancë Armand Qazimi, 22-vjeçari nga Shkozeti. Në pranga edhe xhaxhai i tij, që fshehu armën dhe një shok të ngushtë
Durrës - Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e së enjtes Armand Qazimin, 22 vjeç, i cili brenda 24 orëve kishte mundur të grabiste tre automjete në këtë qytet. Lindur në Durrës dhe banues në Lagjen Nr. 14 të Shkozetit, me arsim 10 klasë, Qazimi ka rënë pre e “oreksit” të tij në tentativë për të fshehur gjurmët e makinës së tretë të vjedhur prej tij. Pronari i mjetit njoftoi në kohë policinë dhe Qazimi u bllokua në flagrancë vetëm 15 minuta më vonë. “Rreth orës 19.30, shtetasi Ferhat Çullhaj denoncoi në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut se i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Benz-Mercedes”, me targë Dr 6516B, të parkuar në afërsi të Tirana Bank, pranë Pallatit të Sportit. Pas këtij njoftimi, shërbimet e rendit të Komisariatit të Policisë së Durrësit u organizuan në patrullime e pika kontrolli në zona të ndryshme, duke bllokuar daljet e mundshme nga qyteti. Si rezultat i veprimeve të shpejta, në afërsi të Lagjes Nr.18, u realizua gjetja e mjetit të vjedhur si dhe kapja e shtetasit Armand Qazimi, i cili ishte duke e drejtuar atë”, - njoftoi dje Zyra e Shtypit e Policisë së Durrësit.
Grabitja
Por ndërsa ishte duke e shoqëruar për në komisariat, policia kuptoi se Qazimi ishte edhe autor i grabitjes së dy mjeteve të tjera që ishin vjedhur pak orë më parë. Qazimi ka pasur bashkëpunëtorë për vjedhjet e lartpërmendura, ndërsa policia pritet t’i ndalojë edhe ata. “Gjatë punës intensive të bërë nga Seksioni i Krimeve kundër Pronës rezulton se ky shtetas është autori i dy vjedhjeve të tjera mjetesh dhe konkretisht: në datën 20.11.08, rreth orës 01:00, në Lagjen Nr. 18, ka vjedhur autoveturën me targë DR 1863 C, në pronësi të shtetasit Ilirjan Karati. Më datë 20.11.08, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.5 të qytetit, ka vjedhur automjetin tip “Benz Mercedes”, me targë DR 7774 D, në pronësi të shtetasit Arben Hoxha. Këto vjedhje, ai i ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Vazhdon puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Kamzës për gjetjen e këtyre automjeteve si dhe për identifikimin e autorëve të tjerë, të cilët në bashkëpunim kanë kryer këto vepra penale”, - njoftoi dje policia e Durrësit.
Arresti
Fill pas arrestimit të 22-vjeçarit Qazimi, policia shkoi në Shkozet për të bërë kontrolle të imtësishme në banesën e tij, por “vizita” e uniformave blu ka sjellë të tjera “surpriza”. Efektivët e policisë kanë konstatuar se pranë banesës së të ndaluarit po dilte një moshatar i tij me një armë kallashnikov në dorë. “Pasi u ndalua nga forcat e policisë rezultoi se shtetasi i quajtur Ardit Arifi, 20 vjeç, banues në Lagjen Nr. 14, pasi kishte parë forcat e policisë ishte futur në shtëpinë e Sulejman Qazimit (rezultoi të ishte xhaxhai i Armand Qazimit) për ta lajmëruar se policia po ushtronte kontroll dhe ky i fundit i jep armën tip automatik model 56, kalibër 7/62, nr. 12058388, për ta fshehur”, - njoftoi dje Policia e Durrësit. Në mesnatë, policia i arrestoi në flagrancë të dy, ndërsa akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe ndihmë për fshehjen e krimit.
Lezhë, plagos moshatarin, arrestohet pas 30 minutash
Lezhë - Viktor Luli nga Lezha u arrestua dje, pasi ka plagosur bashkëmoshatarin e tij Pal Lekaj. Ky i fundit ishte paraqitur mëngjesin e djeshëm rreth 08:00 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë i plagosur me armë gjahu, ndërsa dukej qartësisht se ai kishte marrë dëmtime në krah dhe në bark. “Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Komisariatit të Policisë së Lezhës dhe ato të Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, të cilët bënë të mundur që rreth orës 08.50 të kapin dhe të shoqërojnë në komisariat autorin e kësaj plagosjeje, shtetasin Viktor Pashk Luli, banues në fshatin Grykë - Lumi, Tale, Lezhë si dhe të kapin armën e gjahut me të cilën ishte bërë plagosja”, - njoftoi dje policia. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale. Veprimeve hetimore po i nënshtrohet edhe arma, me të cilën është kryer plagosja.
Shpërndante Canabis, kapet në flagrancë 36-vjeçari durrsak
Durrës - Mbrëmjen e së enjtes, Seksioni i Luftës kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin Shpëtim Selmani, lindur dhe banues në Lagjen Nr.16 në Durrës, me arsim 6 klasë, i dënuar më parë edhe për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi iu gjetën e iu sekuestruan në banesën e tij 40 qese farmaceutike, me një peshë totale prej 211.75 gr, me lëndë narkotike të llojit “Canabis sativa” që ky shtetas e mbante për t’ua shitur përdoruesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
22 Nentor 2008