E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëhelmimet, dy të vdekur brenda 24 orëve në kryeqytet



Tiranë - Dy persona i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë dje se se 45-vjeçari A. H. dhe 19-vjeçarja A. K. i kanë dhënë fund jetës, i pari për borxhe dhe vajza e re për shkak të problemeve mendore. Sipas të njëjtave burime, dy ditë më parë, rreth orës 19:35, është marrë njoftim se në Spitalin Ushtarak është dërguar i vetëhelmuar A. H., 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë pas 3 orësh, 45-vjeçari e ka humbur betejën për jetën dhe bluzat e bardha vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e tij. Nga veprimet procedurale dhe nga deklarimet e marra nga familjarët rezultoi se viktima kishte pirë një sasi të konsiderueshme fostoksine për shkak të disa borxheve financiare të pashlyera. Ndërsa paraditen e dy ditëve më parë, po sipas uniformave blu, është dërguar e vetëhelmuar dhe më pas ka gjetur vdekjen dhe A. K., 19 vjeçe, lindur dhe banuese në Kamzë. Pasi janë kryer veprimet e para procedurale është arritur në përfundimin se 19-vjeçarja i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit nervor, duke pirë një sasi fostoksine. Policia tha se janë duke vazhduar hetimet dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Itali, arrestohen 16 trafikantë droge, mes tyre shqiptarë

Milano - Plot 16 persona u arrestuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Peskara të Italisë, për mbajtje dhe shpërndarje të drogës. Policia e këtij qyteti njofton se operacioni në fjalë është kryer në bashkëpunim me qytete të tjera të mëdha, si Milano, Bergamo e Breshia. Grupi i asgjësuar përbëhej nga shqiptarë dhe italianë, por nuk jepen hollësira të mëtejshme për të, veç faktit se kishin në kontroll tregun e heroinës në këto zona.

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›