Ligji, maunet pajisen me "Spiun Dixhital"
Deri në fund të vitit të gjithë mjetet që përdoren për transport të mallrave dhe udhëtarëve do të duhet të pajisen me aparatin e tahografit i cili regjistron çdo lëvizje të mjetit si dhe orët e punës së shoferëve. Në fakt ishte parashikuar që limiti për realizimin e pajisjes së të gjithë mjeteve të motorizuara për transport mallrash mbi 3.5 ton dhe të udhëtarëve të ishte qershori i këtij viti por ai është shtyrë për disa muaj. Ligji u shqyrtua dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese në Kuvend dhe pritet të miratohet së shpejti në seancë plenare. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, ishte parashikuar edhe një afat kohor prej 12 muajsh brenda të cilit do të bëhej pajisja e automjeteve me këtë aparat. Ndërkaq deputetët kanë rënë dakord dje që ta përgjysmojnë këtë kohë duke e lënë në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve, Mariglen Poreçi, shpjegoi se me këtë aparat do të pajisen vetëm ato mjete që nuk e kanë atë apo që blihen nga kompanitë pasi automjetet që janë tashmë në qarkullim kanë tahograf analog. "Ato automjete që kanë tahograf analog do të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin me atë aparat, ai do të zëvendësohet vetëm nëse prishet- tha ai, duke shpjeguar se, - Tahografi Dixhital do të vendoset në automjetet që nuk e kanë atë”.
“Eagle Mobile”, aksion pastrimi në qytetin e Lezhës
“Eagle Mobile” ka vijuar fushatën e aksionit të pastrimit të ambienteve në qytete të ndryshme, me sloganin “Një me natyrën”. Drejtues të “Eagle”, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mjedisit së bashku me 200 nxënës, ishin në Lezhë, ku pastruan 3 zona të ndryshme të qytetit, duke dhënë shembullin për të gjithë qytetarët. Të pajisur me mjete për pastrimin, mbledhjen dhe grumbullimin e hedhurinave, të rinjtë e shkollës së mesme “Hydajet Lezha” gjetën edhe mbështetjen e qytetarëve lezhjanë. “Po punojmë për të sjellë një shembull për të gjithë, për nxënësit dhe kompanitë e tjera në treg. Pak muaj më parë ‘Eagle’ dhe ‘Grupi Çalik’ me investimet në Shqipëri kontribuoi për të minimizuar dëmet e një fatkeqësie natyrore siç ishin përmbytjet në Shkodër dhe në një pjesë të Lezhës. Jemi këtu për ta mbrojtur natyrën nga pakujdesitë njerëzore. U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë dhe jo vetëm atyre të shkollave të mesme që ta mbrojmë ambientin”,- tha Ebru Demir, Drejtore e Divizionit të Kujdesit për Klientin, në “Eagle Mobile”. Drejtues të Drejtorisë Arsimore dhe asaj të Mjedisit në Lezhë, Shpresa Hoxha dhe Edmond Ndreu, falënderuan kompaninë “Eagle Mobile”, ndërsa shprehën dëshirën për shtrirjen e kësaj nisme edhe në zona të tjera të rrethit të Lezhës. Fushata për majin e “Eagle” do të vazhdojë edhe në qytete të tjera si Vlora, Tirana, Kamza dhe Pogradeci, ku do të marrin pjesë me kontributin e tyre fizik edhe drejtues të kompanisë, krahas nxënësve të shkollave të mesme. “Eagle” e ka shpallur vitin 2010 si, “Vit të mjedisit” për kompaninë.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 13.05.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.48%
12M 12-mujor 7.12%
6M 6-mujor 6.15%
3M 3-mujor 5.36%
1M 1-mujor 5.08%
1Ë njëjavor 4.91%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.64%
1Ë njëjavor 6.21%
o/n njëditor 6.03%
12M 12-mujor 8.78%
6M 6-mujor 7.80%
3M 3-mujor 7.00%
15 Maj 2010