E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Ekonomisë nis bllokimin e minierave të paligjshme në Bulqizë



Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka prezantuar dje ngritjen e një Task-Force, nën drejtimin e prefektit të Dibrës, Xhafer Seiti, për të ndaluar shfrytëzimin pirat të kromit, në kompleksin minerar të Bulqizës. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, por edhe në vazhdimësi, kemi pasur në Bulqizë një situatë problematike përsa i takon aktivitetit minerar. Veçanërisht pjesa jugore e minierës, thënë ndryshe “Zona D”, e përcaktuar si një zonë me rrezikshmëri të lartë, rezulton të jetë e përfshirë në disa raste nga aktivitete të firmave private të shfrytëzimit të jashtëligjshëm të kromit, apo përfshirjes në punë të personave nën moshën e lejuar. Është detyrë e Ministrisë së Ekonomisë që të përcaktojë subjektet e paligjshme, pasi është ky dikaster që ka dhënë dhe jep lejet minerare për shfrytëzimin e galerive. Më e prekur nga puna e jashtëligjshme në “Zonën D” të minierës, mbetet firma koncesionare austriake “Albanian Chrome ACR”, që aktualisht shfrytëzon këtë minierë. Janë të paktën 6 firma private të licencuara nga METE në “Zonën D” që shfrytëzojnë galeritë nëpërmjet territorit të firmës koncesionare, pasi janë të pamundura për të hapur galeri për shfrytëzimin e trupit minerar, për të cilin disponojnë edhe lejen e shfrytëzimit. Firmat e licencuara nga METE ushtrojnë aktualisht punën në këto galeri.

15 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›