Ligji për spiunët fut në siklet shumicën
Komisioni i Ligjeve nuk merr në konsideratë draftin “Biberaj”
Eljona Ballhysa
Ligji për spiunët ka shkaktuar përçarje brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Megjithëse një çështje që i përket të gjitha forcave politike dhe për gati 17 vjet është debatuar gjatë, dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve janë reflektuar kontradiktat e para midis përfaqësuesve të maxhorancës. Kështu, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, nuk ka pranuar të përfshijë në diskutim draftin e paraqitur nga deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj. Ky i fundit depozitoi pak ditë më parë një projektligj integral të të tria drafteve të paraqitura gati 2 vjet më parë nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe ajo Demokristiane. Beja u shpreh se nuk mundet që një deputet të përfaqësojë tre grupe parlamentare, ndaj nuk mund të merret në konsideratë projektligji i paraqitur prej Biberajt. Ndërkohë që edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është diskutuar për ligjin e spiunëve. Mësohet se kryeministri Berisha ka propozuar zhvillimin e një mbledhjeje të posaçme të Grupit Parlamentar të PD-së për këtë çështje, e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Ky vendim, sipas burimeve, është marrë për shkak të mendimeve të ndryshme për këtë çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike.
Relatori
Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve fillimisht diskutuan dy relatorët, deputeti Aldo Bumçi i PD-së dhe deputeti Arben Isaraj i PS-së. Gjatë fjalës së tij Bumçi u shpreh se projekti i paraqitur nga Partia Demokratike përfshin një gamë më të gjerë të personave që verifikohen për të kaluarën e tyre, ndërkohë që projekti i PS-së kufizohet vetëm tek ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Sipas deputetit demokrat, nuk mundet që të kufizohet i gjithë procesi vetëm te bashkëpunëtorët, pasi ato janë hallka e fundit që krijoi sistemi komunist në Shqipëri. “Ka persona që kanë bashkëpunuar për shumë arsye përfitimi me ish-Sigurimin e Shtetit. Disa për qëllime përfitimi, por shumë të tjerë për shkak të presionit dhe dhunës së ushtruar. Ndaj, shumica e bashkëpunëtorëve janë viktima të regjimit komunist”, - është shprehur Bumçi. Ai theksoi se personat që kanë mbajtur poste të larta shtetërore gjatë regjimit komunist nuk duhet të lejohen të mbajnë poste të larta aktualisht, pasi ekziston mundësia që këta persona të përdoren lehtësisht nga grupe të caktuara në procesin e vendimmarrjes. Bumçi gjithashtu e cilësoi të rëndësishme domosdoshmërinë e verifikimit paraprak të personave, para se ata të zgjidhen apo të emërohen në poste të larta. Ai gjithashtu theksoi se duhet të rishikohen librat historikë dhe të dëmshpërblehen personat e persekutuar nga regjimi komunist.
Debati
Gjatë fjalës së tij Biberaj u shpreh se projekti i paraqitur prej tij ka ndërthurur të tria variantet e paraqitura në Kuvend. Më tej ai shtoi se fryma e ligjit është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e tjera të vendit. Gjithashtu Biberaj bëri të ditur se është bazuar dhe në ligjet e vendeve të tjera të Europës Lindore, të cilat e kanë kaluar këtë proces, si dhe në rezolutën e Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit. Por kryetari i Komisionit Beja tha se projekti i tij nuk i ka kaluar procedurat parlamentare, ndaj nuk mund të përfshihet në diskutim. Për të mbrojtur draftin e propozuar në Kuvend nga Partia Demokristiane, i pranishëm në mbledhjen e djeshme të komisionit ishte kryetari i kësaj partie, Nard Ndoka. Ai tha se PS dhe PD kanë hartuar ligje kundër njëri-tjetrit dhe kërkoi tërheqjen e tyre. Ndoka vuri në dukje se projekti i demokristianëve sjell transparencë dhe pajtim kombëtar. Ndoka gjithashtu vuri në dukje se drafti i tij është në përputhje me Kushtetutën, pasi në Kushtetutë lejohet kufizimi i të drejtave dhe lirive të disa individëve për interesin kombëtar. Përfaqësuesi i opozitës, Pandeli Majko, nga ana e tij, kundërshtoi ligjin e PD-së duke u shprehur se nuk mund të verifikohen personat që kanë pasur poste të larta në regjimin komunist, pasi njihen se cilët kanë qenë ministra apo anëtarë Byroje. Ato që duhet të verifikohen, sipas Majkos, janë bashkëpunëtorët e Sigurimit. Ndërsa deputeti i PR-së, Arian Madhi, vlerësoi ligjin e vitit 1995 duke u shprehur se ky është një ligj i certifikuar dhe nga organizmat ndërkombëtare. Madhi tha se nuk është nevoja për nisma të tjera ligjore, sepse në rast se do të hartohen të tilla, Këshilli i Europës i ka të përcaktuara qartë kriteret se ku duhet të bazohet Shqipëria për hartimin e një ligji të tillë. Në përfundim kryetari i komisionit, Beja, tha se dy relatorët, Bumçi dhe Isaraj, duhet të bashkëpunojnë për të hartuar një variant të përbashkët, i cili do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Fundi i gjashtëmujorit rikthen Fatos Nanon në Kuvend
Në seancën e djeshme parlamentare është vënë re, si rrallëherë, prania e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Duket se kryesocialisti ka bërë mungesë në Parlament për rreth gjashtë muaj dhe sipas Rregullores së Kuvendit, ai nuk mund ta marrë rrogën si deputet. Pra në Rregulloren e Kuvendit është i sanksionuar vendimi se në rast se një deputet nuk merr pjesë në seancat parlamentare për rreth gjashtë muaj, nuk ka të drejtë të marrë pagën mujore. Duket se kjo ka qenë arsyeja e rikthimit në Kuvend të deputetit të Sarandës, Fatos Nano. Ai është futur në sallën e Kuvendit rreth orës 19:00, ndërsa deputetët po diskutonin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Nano ka zënë vend në karrigen e dytë të rreshtit të parë, në krahun e majtë të Kuvendit, pranë deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste. Ai nuk ka marrë pjesë në debat, por duket se prania e tij ka shkaktuar kureshtje dhe diskutime në sallën e Kuvendit.
PD-ja miraton ligjin për titujt e pronësisë, opozita proteston: “Ligji është antikushtetues”
Maxhoranca miratoi gjatë seancës së djeshme parlamentare ligjin për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore. Opozita e cilësoi miratimin e këtij ligji të turpshëm, pasi sipas tyre ky projekt bie në kundërshtim me Kushtetutën. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh se me miratimin e këtij ligji qeveria po ngre një tjetër komision “Shaban Memia 2”, të cilit i jepet e drejta për të dhënë dhe për të hequr tituj pronësie. “Keni miratuar një ligj antikushtetues dhe të turpshëm. Ju keni shkelur shumë të drejtat me këtë ligj. Ju keni marrë përsipër atribute që nuk ju takojnë. Prefekti juaj merr shumë atribute. Atij i jepet e drejta t’u heqë dhe t’u japë prona fshatarëve. Kush ia jep të drejtën ministrit të gjejë se kush e ka vjedhur tokën dhe kush e ka marrë me të drejtë? Atributet i ka drejtësia dhe gjykata dhe nuk mund t’i bëjë komisioni. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës”, - është shprehur Leskaj, ndërsa ka bërë të ditur se do ta dërgojnë këtë ligj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, është shprehur se nëpërmjet këtij ligji qeveria ua merr tokën atyre që e kanë përfituar padrejtësisht. Sipas Gjanës, titulli i pronësisë do të hiqet me vendim gjykate dhe këtu nuk ka shkelje të Kushtetutës.
FRESSH zhvillon takime me të rinjtë në Shkodër dhe Lezhë
FRESSH ka nisur një përvojë të re dhe shumë efikase, duke u njohur nga pranë me problemet dhe idetë e grupmoshave të ndryshme në qytetet veriore. Në ndalesën e parë në Shkodër, freshistët u pritën me entuziazëm nga të rinjtë e metropolit verior. Në fjalën e tyre, delegacioni i turit i udhëhequr nga treshja Kondi-Xoxa-Broka, në praninë e mediave dhe të gazetarëve lokalë, prezantoi idenë e kësaj nisme dhe bisedoi me të rinjtë shkodranë për tema të ndryshme shoqërore, e politike që shqetësojnë sot të rinjtë e vendit. Dje paradite ndalesa e dytë e FRESSH-it ishte ajo në qytetin e Lezhës, ku të rinj të shumtë shpalosën shumë të revoltuar problemet lidhur me arsimin dhe punësimin, çka i ka lënë thuajse të margjinalizuar në rrethin e tyre. Pas një debati të dobishëm e konstruktiv, ashtu sikurse ndodhi edhe në Shkodër, ideuesit e kësaj nisme, Dritan Broka, Ajola Xoxa e Sokol Kondi, lidhën ura kontakti me të rinjtë, hodhën në disa pyetësorë dhe mbajtën shënim të gjitha problemet dhe idetë që u diskutuan, në mënyrë që ato të jenë në qendër të vëmendjes dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur. Kondi, Broka dhe Xoxa i ftuan të rinjtë të kenë më besim te vetja, i ndërgjegjësuan ata për mundësitë e mëdha që kanë për të bërë një oponencë qytetare më aktive ndaj keqqeverisjes dhe i nxitën të vazhdojnë të kontribuojnë në përpilimin e politikës “nga ne për ne”, duke dhënë si garanci faktin se shumë shpejt Partia Socialiste do t’i japë garanci zbatimit të programit të tyre, duke promovuar nismën “10% të rinj në Parlament dhe institucione të tjera publike.”
8 Korrik 2008