Vendi sërish në krizë, bien rezervat e energjisë, KESH-i gati importin e ri
Vetëm zonat turistike do të furnizohen maksimalisht me energji
Ervin Koçi
Situata energjetike duket se do të nisë sërish përkeqësimin e saj dhe përsëri vendi do të përballet me kufizime drastike të energjisë. Lajmin për ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, pas KESH-it, e ka konfirmuar edhe Ministria e Ekonomisë, e cila ka pranuar krizën e re energjetike që rrezikon vendin. Sipas METE-s, rezervat hidroenergjetike të vendit janë drejt rënies si pasojë e periudhës së thatë që ka kapur vendin, gjë e cila ka detyruar KESH-in të përgatisë tenderin e ri për blerjen e energjisë nga importi. Por METE ka siguruar se gjatë sezonit të verës vendi do të furnizohet maksimalisht me energji elektrike, por kjo do të jetë vetëm për zonat turistike të vendit, kryesisht bregdetin. Sipas METE-s, “nga KESH-i është siguruar importi i mjaftueshëm, pasi rezervat hidrike kanë rënë ndjeshëm dhe rrjedhimisht edhe prodhimi i energjisë në vend”. Rezerva ujore e kaskadës së Drinit po përdoret me kujdes maksimal, për më tepër që në dy muajt e fundit prurjet kanë rënë në nivele tepër të ulëta.
Ministria e Energjetikës ka qartësuar gjithashtu se këtë vit nuk do të ketë rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike, edhe pse divizionit të shpërndarjes i janë vënë si objektiva ulja e nivelit të humbjeve dhe rritja e arkëtimeve. "As Enti Rregullator i Energjisë, as qeveria, nuk po studiojnë dhe nuk po programojnë asnjë skemë të rritjes së mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike", - deklaroi për median zëdhënësja e METE-s, Iva Tiço. Sipas saj, KESH-it dhe OSSH-së këtë vit u janë vendosur objektiva më të mëdha dhe ambicioze nga vitet e kaluara, për uljen e humbjeve të energjisë në rrjet, si dhe për rritjen e arkëtimeve, pasi dhe privatizimi i pritshëm e i shpejtë i OSSH-së nuk do të sjellë rënien e përgjegjësisë në punë të këtij operatori.
Kufizimet
Rritja e menjëhershme e konsumit, si pasojë e temperaturave të larta, ka shkaktuar edhe defekte në nënstacione e linja në zona të ndryshme të vendit, që së bashku me disa remonte të detyruara të linjave të tensionit të lartë, kanë sjellë kufizime të pjesshme të furnizimit. Përballë kësaj situate, OST-ja dhe OSSH-ja kanë marrë masa për garantimin e gjendjes teknike të rrjetit, duke ndërhyrë menjëherë për shmangien e defekteve. Nisur nga kjo, sot zona e Kinostudios, ish-Uzina e Autotraktorëve, rruga "Ali Demi", Rruga e Elbasanit, zona rreth Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Jashtme etj., në Tiranë, do të mbeten pa energji nga ora 09.00-15.00. OST-ja dhe OSSH-ja do të kryejnë sot në këto zona një remont në nënstacionin 220 kilovolt Tiranë, si pasojë e të cilit do të bëhet stakim në linjën që furnizon nënstacionin e ish-Uzinës së Autotraktorëve.
Privatizimi i OSSH-së
METE ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Entin Rregullator të Energjisë, po përgatitin kritere, mbi bazën e të cilave do të bëhet vlerësimi i ofertave të katërt kompanive të interesuara për privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes. Tenderi për shitjen e OSSH-së do të zhvillohet në fillim të muajit shtator të këtij viti. Të katër kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e OSSH-së, “EVN AG”, "Energie Steiermark AG”, “CEZ a.s.” dhe “ENEL S.p.A.”, kanë nisur fazën e njohjes me dokumentacionin e kompanisë. Ato do të vizitojnë objektet e OSSH-së, me qëllim që të përgatisin ofertat e tyre në fillim të muajit shtator, duke e futur kështu procesin e privatizimit në fazën përfundimtare. Më 9 qershor 2008, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vlerësoi se të 4 kompanitë kishin paraqitur dokumentacionin në përputhje me kërkesat, ndaj u përcaktuan si "Ofertues i Parakualifikuar" dhe kanë të drejtën për të vazhduar me paraqitjen e ofertave në fillim të muajit shtator. Në datën 2 qershor, për fazën e parë të parakualifikimit në METE-s u dorëzuan 4 aplikime nga të katër kompanitë. Kompanitë janë parakualifikuar për privatizimin e 51- 76 për qind të aksioneve të OSSH-së. Puna për privatizimin e OSSH-ë ka një vit që ka nisur me konsulencën e IFC-së, me një kuadër të ri ligjor, i cili vendos rregullat e reja në treg të liberalizuar me futjen e një operatori privat në sektorin e Shpërndarjes. OSSH-ja ka 1 milionë konsumatorë të energjisë elektrike: 878.000 janë familjarë, 112.000 biznese, 7.000 në sektorin buxhetor dhe jobuxhetor. Në zonat urbane janë 550 mijë konsumatorë, ndërsa 450 mijë të tjerë në zonat rurale. Grupi kryesor konsumator mbeten familjarët, me 2.078 GW/h energji të faturuar, biznesi me 1.135 GW/h, institucionet publike me 128 GW/h, sektori jo buxhetor me 239 GW/h. Në zonat urbane, konsumi i energjisë elektrike llogaritet në 2.577 GW/h, ndërsa në zonat rurale gati 505 më pak, vetëm 1.002 GW/h.
BOX/////////////////////////////////
Ministri Ruli paralajmëron kufizime dhe rritje të çmimit të energjisë
Nuk ka shpresë se kufizimet e energjisë elektrike do të hiqen. Ministri i Energjetikës, Genc Ruli, në një intervistë për TV “Vizon Plus” shpjegon se po tentohet të ruhen rezervat ujore. “Rritja e konsumit të energjisë në këto ditë të nxehta ka sjellë defekte në nënstacione”, - ka deklaruar ministri Ruli. Pyetjes, se si do të jetë furnizimi me energji i vendit në ditët në vazhdim, ministri Ruli i është përgjigjur: “Po të vijojmë kështu jemi shumë mirë. U kemi thënë OSSH-së dhe OST-së të lajmërojnë për kufizimet”. Aktualisht vendi po përballet me ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike, të cilat shkojnë deri në 4 orë në ditë. Brenda muajit shtator Sistemi i Shpërndarjes së Energjisë do të jetë në duar të privatit. Ky proces, sipas ministrit Ruli, do të shoqërohet edhe me rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë.
OST në ndërtim edhe 3 objekte për transmetimin e energjisë
Kompania italiane "Terna" ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e linjës 400 kilovolt, Tiranë-Elbasan. Burime nga OST-ja bënë të ditur se kjo linjë do të shërbejë për mbylljen e unazës 400 kilovolt, Greqi-Shqipëri-Mali i Zi, me një financim të qeverisë italiane me vlerë 13 milion euro. Duke u bashkuar me pjesën tjetër të linjës, Tiranë-Podgoricë, që financohet nga qeveria gjermane, mbyllet linja e plotë e interkonjeksionit mes tre shteteve dhe pjesës tjetër të Europës. Ndërsa në muajin Korrik 2009 pritet të përfundojë dhe nënstacioni i ri 400 kilovolt në Kashar, financim i qeverisë italiane me një fond prej rreth 26 milion euro. Burimet e mësipërme deklaruan edhe se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së re Kombëtare Dispeçer, me një financim po të qeverisë italiane prej rreth 23 milionë euro. Ky objekt parashikohet të përfundojë në janar të vitit 2011.
Shkurt/////////////////////////////////
Ligji “Për tatimet”, biznesi ankesa për subjektivizëm
Përfaqësuesit e biznesit shqiptar dhe ata të administratës tatimore janë mbledhur sërish për të diskutuar ligjin e ri “Për procedurat tatimore”. Ekspertët dhe sipërmarrja private kanë kërkuar rregullime në nenin për vlerësimin tatimor, i cili sipas tyre, lë hapësira për subjektivizëm. Biznesi i ka kërkuar administratës tatimore që të rregullojë nëpërmjet udhëzimeve nenin “Për vlerësimin tatimor”, në ligjin e ri të procedurave tatimore. Gjatë diskutimit të këtij drafti me përfaqësues të të dyja palëve, ekspertët e fushës fiskale kanë argumentuar se ky vlerësimi tatimor për një biznes mbetet ende në duart të punonjësve tatimorë, duke lënë hapësira për subjektivizëm. Krahas ligjit të ri për procedurat tatimore, përfaqësuesit e biznesit dhe administratës kanë diskutuar edhe për pagesën online të taksave kryesore, si TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, procedurë që ka nisur të zbatohet nga sipërmarrja private, ndonëse jo masivisht.
Mbikalimi i Kamzës, punimet mbarojnë në fund të muajit korrik
Punimet për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës, një nga më të rëndësishmit për përmirësimin e trafikut në zonën e Tiranës, me financim nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.
Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit thanë se tashmë është hapur njëra nga korsitë për makinat, ndërsa brenda muajit korrik përfundon ndërtimi i plotë i mbikalimit. Punimet për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës, e cila përfaqëson portën kryesore për të hyrë në Tiranë nga pjesa perëndimore në aksin rrugor Tiranë-Durrës, nisën në muajin qershor të vitit të kaluar. Projekti me vlerë rreth 7 milionë euro, po zbatohet nga firma austriake "Alpine Mayreder Bau". Me ndërtimin e këtij Mbikalimi do të harmonizohet lëvizja e trafikut hyrës dhe dalës nga Tirana në drejtim të Durrësit, trafiku që i drejtohet veriut në drejtim të Kamzës si dhe ndërlidhja funksionale me rrugët paralele Tiranë-Vorë. Punimet përfshijnë ndërtimin e një aksi kryesor me një gjatësi 1.040 m, që është i ndarë në 6 korsi me 3.75 m secila, një rrethrrotullimi me gjatësi 700 m si dhe rruge shërbimi me gjatësi 2.0 km.
8 Korrik 2008