Ligji përballë trafikantit Shpyllëzim, dhe ministrit Lulëzim
Sa herë dëgjoj për arrestime drogaxhinjsh, mendja më shkon tek ministrat dhe qeveritarët e këtij vendi, që refuzojnë të shkojnë në Prokurori kur kjo i thërret. Fundja, pse duhet të paraqitet në Prokurori, ta zëmë, qytetari Shpyllëzim Kashta, kur nuk paraqitet në Prokurori qytetari Lulzim Basha?
Pse nuk ka të drejtë të thotë Shpyllëzimi që, “nuk shkoj se ma bëjnë për inat” dhe paska të drejtë Lulzimi ta thotë?
Pse nuk qenka normale të ketë trafikanti 35-vjeçar Shpyllëzim vila jashtë e brenda vendit dhe qenka normale t’i ketë ministri 35-vjeçar Lulzim? Pse ia mbajmë për të madhe Shpyllëzimit makinën e tij Hamer, 100 mijë dollarë dhe nuk ia kujtojmë Lulzimit pse blen ai dhe të tjerët ministra e drejtorë me paratë e popullit më të varfër në Europë, vetëm Benza nga 100 mijë euro?
Përgjigja për mua është kjo: Në krye të trafiqeve në Ballkan janë politikanë si Berisha, Milo Gjukanoviçi, etj. Po vënë miliarda për vete dhe për lulat.
Duhen arrestuar ata, pastaj drogaxhinjtë e Elbasanit dhe traktoristët e Lushnjës.