E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta e huaj, një copë letër që më bën dinjitoz

Kam pasur fatin të kaloj nga Kakavia pa asnjë lloj problemi, falë pasaportës sime të huaj, kur njëkohësisht bashkatdhetarët e mi, banues në Greqi, digjeshin nën rrezet e dendura të diellit. Sikur mos të mjaftonte kjo torturë, shtohej tjetra, ku i kontrollonin çdo valixhe apo çantë që bënte pjesë në bagazhin e tyre.

Të jepte përshtypjen e një pazari, se sa të një pike kalimi kufitare. Më vjen të qesh e të qaj kur kujtoj kthimin. Një gropë e mbushur me ujë të qelbur, quhej dizinfektim i pagueshëm.

Por, më tragjikja është kur kam kaluar pikën kufitare tek HANI i HOTIT në Shkodër. Rruga në një gjendje tepër tragjike, kisha përshtypjen sikur vetura ime ecte mbi liqen.

Nuk e kuptoj si mund të justifikohet bashkia e Shkodrës dheshteti shqiptar për një situatë të tillë? A mund të imagjinohet një postë kufitare si kasolle çobani, në një rrip rruge?!

Kush vjel mbi pasionin e atdhedashurisë, kush abuzon mbi sentimentin më të shenjtë të patriotizmit, pa lënë një kockë mënjanë, vetëm për të bërë figurë të paraqitshme në opinion? Asnjeri, sepse sa më shumë torturojmë masën, aq më shumë shtojmë frenezinë e saj për një të ardhme më të mirë.

Më shumë abuzojmë mbi shpresat e masës.

Të nisesh nga Gjermania për të vuajtur në HAN të HOTIT? Të nisesh nga PATRA për të vuajtur në KAKAVIJË? Vetëm kur bën një pyetje të tillë, dëshira dhe malli këputen e bien me një shpejtësi rrëqethëse, për të parë familjen dhe Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›