E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR prezanton zv/ministrin e METE, kandidat të Shkodrës

Nënkryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht dhe zv/ministri aktual i METE,  Neritan Alibali, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputet në rrethin e Shkodrës. Gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike, Fatmir Mediu pasi ka prezantuar kandidatët për deputet, ka veçuar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja më e madhe e shqiptarëve pas viteve '90. Partia Republikane ka meritën e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por ky nuk është kontribut vetëm i maxhorancës qeverisëse, por është arritja e madhe e të gjithë shqiptarëve që pas viteve '90, ka theksuar ai. Mediu ndër të tjera premtoi se në mandatin e dytë qeverisës do të vazhdohet më tej me reforma të tjera, për të  forcuar më shumë shtetin e ligjit, të së drejtës, për të luftuar më tej krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›