Ligori: Berisha të kërkojë falje
Partia Socialiste deklaroi dje se Sali Berisha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për pozitën e vështirë ku e ka vënë vendin, për shkak të një marrëveshjeje që nuk ka respektuar Kushtetutën.Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ujërat territoriale, deputetja e kësaj partie, Shegush Ligori, tha se vendimi i Kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një Kryeministër të marrë që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik. “Shkelja e vërtetuar e Kushtetutës për të shtatëmbëdhjetën herë në katër vjet tregon edhe me çfarë njerëzish është i rrethuar Sali Berisha, dallkaukë të paskrupullt, që dinë të bëjnë vetëm korrupsion për interesat e familjes që qeveris Shqipërinë”, u shpreh ajo.
#