MEICO ishte pa inventar, dosja e Prokurorisë zbardh skandalin
Dyshimi i prokurorëve për zhdukjen e dokumentacionit në zyrën e financës. Ndërmarrja e shitblerjes së armëve jashtë çdo lloj kontrolli administrativ
Habjon Hasani
Tiranë - Dosja “Gërdeci”, e dërguar në Gjykatën e Lartë, përmban një kapitull të sajin ”Mbi shkeljet në inventarizimin e municioneve dhe prokurimet”, në të cilin duket se përfshihet një aktivitet i ”gjallë” konspirativ i këtij institucioni. Gazeta ”Albania” ka mundur të konsultojë përmbajtjen e këtij materiali ndërsa hetimi i prokurorëve ka nxjerrë në pah probleme të thella të kësaj ndërmarrjeje, duke filluar që nga mungesa në dosje e dokumenteve të rëndësishme deri te bashkëpunimi i organizuar për trukimin e tenderave dhe prokurimeve të shitjes së municioneve. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se ky kapitull i dosjes përfshin dhe dyshimin e bazuar në prova të prokurorisë se, ”pas shpërthimit të ndodhur në fabrikën e demontimit në Gërdec, punonjës të caktuar të ndërmarrjes MEICO mund të kenë zhdukur në harkun e 48 orëve dokumente të rëndësishme që flisnin për lëvizjen dhe shitjen e sasive të mëdha të municioneve”. Sipas prokurorisë, ky fakt ka dalë në pah kur nga dokumentet e mbetura janë vërejtur mangësi, ndërsa nuk ka koinciduar dhe renditja protokollare e disa dokumenteve që me ligj duhet të depozitoheshin në mënyrë të padiskutueshme.
Prokurimet
Ndonëse burime nga organi i akuzës bënë të ditur se ekzistojnë të dhëna të besueshme se pas tragjedisë së Gërdecit mbi pasqyrat financiare dhe dokumentet arkivore të kompanisë MEICO ”mund të jetë vënë dorë”, prokurorët nuk kanë preferuar të referojnë të dhëna të detajuara mbi këtë çështje. Megjithatë, i sigurt është fakti se abuzime janë vërejtur dhe me procedurat e prokurimeve të shitjes për demontim të mijëra tonelatave municione. Këto prokurime shpesh nuk i janë përmbajtur as rregullave minimale të ligjit “Për Prokurimin Publik”, ndërsa në shumë raste ka rezultuar se mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave janë bërë pasi sasitë e municioneve kishin kaluar në dorën e privatëve. Është për t’u përmendur fakti se në të gjitha këto procese është vërejtur një angazhim maksimal i z. Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes MEICO, ndërsa bashkëpunëtorë të tij duket se kanë qenë shefat e zyrave të financës dhe komisionarët e vlerësimit të ofertave.
Të pandehurit
Prokuroria e Përgjithshme do të ulë së bashku në bankën e të akuzuarve politikanë, ushtarakë dhe civilë, të akuzuar si shkaktarë të mundshëm të shpërthimit të fuqishëm më 15 mars 2008 në Gërdec. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ish-punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes (politikanët) kanë mundësuar lejimin e aktivitetit të demontimit të municioneve në Gërdec. Këta punonjës kanë hartuar dhe bazën ligjore të ndërtimit të fabrikës, duke konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë gjeneralët (ushtarakët) kanë neglizhuar rregullat e ushtrisë, duke u servirur civilëve municione ushtarake. Civilët janë favorizuar nga politikanët dhe ushtarakët dhe kanë mundur kështu të demontojnë municione në Gërdec, duke përfituar miliona euro. Ndërsa në listën e dëshmitarëve janë me dhjetëra persona duke filluar nga ish-ministra të qeverisë “Berisha” deri te financierë të thjeshtë të kompanive të tjera në pronësi të Mihal Delijorgjit.
Zyrtarët e pandehur për fshehje dhe trukim të dokumenteve të tenderave
Juliana Margariti, ekonomiste, shefe finance te MEICO
Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh
Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan
Rezart Tërshana, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
Besnik Dauti, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
Agim Babameto, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
Gëzim Oshafi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Denis Hajdari, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Jorgo Mino, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Fatbardh Kuçi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
Shorti përcakton gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen “Gërdeci”
Gjykata e Lartë përcaktoi dje kolegjin penal që do të gjykojë dosjen për tragjedinë e Gërdecit. Shorti i hedhur me gogla në praninë e të gjithë gjyqtarëve caktoi Majlinda Andrean relatore të çështjes, ndërsa kolegji penal do të përbëhet edhe nga gjyqtarët Evgjeni Sinoimeri, Irma Bala, Evelina Qirjako dhe Besnik Imeraj. Në këtë procedurë të hedhjes me short morën pjesë edhe gjyqtarë civilë, ndërsa nuk mori pjesë gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesat e të pandehurve Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgji, administrator i “Albademil”, si dhe Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec. Kjo për faktin se në bazë të ligjit, gjyqtari që bën vlerësimin e masave të sigurisë apo shqyrton ndonjë kërkesë tjetër të të pandehurve nuk mund të jetë pjesë e kolegjit penal që do të shqyrtojë dosjen e themelit. Dosja “Gërdeci” u dorëzua për gjykim në Gjykatën e Lartë dy ditë para se të mbushej viti nga tragjedia e rëndë, ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Në cilësinë e të pandehurve janë 29 persona, mes tyre ish-ministri Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakë, ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
19 Mars 2009