E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagos rëndë me thikë bashkëmoshatarin

Arrestimi

Një sherr banal mes dy adoleshentësh ka sjellë plagosjen e rëndë të njërit prej tyre dhe arrestimin e tjetrit. Dy të rinjtë janë zënë me grushte dhe në sherr e sipër, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë, duke goditur kundërshtarin. Sipas të dhënave policore të kryeqytetit, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 17 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse dy net më parë, rreth orës 19:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me dashje me thikë një bashkëmoshatarin e tij me iniciale F. S., i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›