E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika: Slëmë kupën për hir të kampionatit

Nga DORIAN AGOLLI

Trajneri i Teutës do të kërkojë sot patjetër rezultat pozitiv nga të tijtë dhe pret të shënojë edhe sulmi

Luajmë mirë, por vuajmë në finalizimin e aksioneve. Kështu është shprehur trajneri i Teutës, Hasan Lika, i cili ka komentuar ndeshjen e fundit të durrsakëve, por edhe çështjen e mungesës së golave, teksa ka thënë: Ishte një ndeshje e bukur dhe mund të kishte fituar si Teuta, ashtu edhe Skënderbeu, por ajo që mund të them është se djemtë luajnë mirë, por vazhdojmë të vuajmë finalizimin e aksioneve, sepse krijuam raste për shënim. Vuajtëm pasojat e dëmtimeve të disa lojtarëve.

Kemi problem vetëm finalizimin. Sulmuesit tanë janë të rinj, megjithatë, do të punojmë më shumë në këtë drejtim. Por them se vuajtëm pasojat e dëmtimeve, sepse përveç mungesave që kishim, na u shtua edhe ajo e Bakiasit. Ai ende nuk ishte riaftësuar 100%, por përpara ndeshjes nguli këmbë se mund të luante normalisht dhe se mund ta përballonte ngarkesën, kështu që vendosëm ta aktivizonim, por tashmë na duhet të vuajmë dëmtimin e tij për një periudhë edhe më të gjatë.

Kupa Në lidhje me ndeshjen e kupës, trajneri Lika shprehet se dihen tashmë objektivat e Teutës, ndërkohë që në ndeshjen e kupës. Vlorë durrsakët do të luajnë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë një ndeshje majft e vështirë, ku ne do të synojmë pa dyshim një rezultat pozitiv, sepse kemi synimet tona për sa i përket kupës. E rëndësishme është që të luajmë mirë dhe të arrijmë të jemi më të saktë në finalizim.

Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, por sigurisht ne kemi objektivat tona si në kupë, ashtu edhe në kampionat. E rëndësishme është që Teuta po luan mirë në çdo ndeshje dhe nuk luhatje në lojën e saj, por edhe në rezultate, ndaj duke i marrë ndeshjet një nga një, do të vazhdojmë në këtë rrugë, duke punuar shumë dhe duke arritur rezultate pozitive, për të realizuar objektivat që kemi në këtë sezon, ka pohuar ndër të tjera trajneri i Teutës, Hasan Lika.

Starova: Jam i përkushtuar vetëm te Teuta 

Sulejman Starova nuk i konfirmon zërat për një kontakt nga ana e Vllaznisë. Starova nuk ka dashur të bëjë asnjë koment dhe ka thënë se si drejtor teknik i Teutës nuk ka asnjë koment tjetër përtej kësaj. I pyetur nëse ka marrë ndonjë ofertë nga ana e Vllaznisë, drejtori teknik i durrsakëve u shpreh: Përgjigjja ime për këtë gjë është vetëm një: unë jam drejtor teknik i Teutës dhe nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj, kështu që i përkushtohem vetëm kësaj detyre të cilën mbaj konkretisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›