Canka: Lushnja sapo ka nisur një seri të gjatë fitoresh
Skuadra myzeqare, me ardhjen e trajnerit Saimir Malko, duket se ka rifituar mendësinë e fituesit
Lushnja do të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive të nisur me fitoren ndaj Elbasanit. Kjo është bindja e të gjithë futbollistëve lushnjarë këto ditë, kur entuziazmi është në kuota maksimale pas asaj fitoreje të bukur 3-0 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. Jo vetëm futbollistët, por edhe stafi teknik e po ashtu një qytet i tërë, besojnë se tashmë skuadra është futur në rrugën e duhur.
Në këtë moment, e rëndësishme është që të shmanget euphoria dhe për këtë ka menduar stafi teknik, me në krye Saimir Malkon, i cili, edhe pse ka shumë punë për të bërë në aspektin teknik-takti në kuadër të ndeshjes me Butrintitn, duhet të kujdeset edhe për anën psikologjike. Madje, kërkesat tashmë janë rritur, gjykuar nga fakti se verdhejeshilët mundën thellë një skuadër të fortë si Elbasani.
Mendësia Deri të shtunën e kaluar lushnjarët ishin keq gjithandej, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Gjatë disa ndeshjeve radhazi skuadra myzeqare nuk u shfaq si pretendente, duke lënë pikë të çmuara në shtëpi, por me ardhjen e Malkos në stol, ka rifituar mendësinë e fituesit. Edhe vetë futbollistët janë shprehen të surprizuar nga rezultatet negative të javëve të para.
Gjithsesi, tani gjithçka konsiderohet e kaluar dhe të gjithë mendojnë për takimin e radhës, ku kundërshtari është i panjohur, sepse debuton këtë sezon në kategorinë e parë. Me Butrintin lushnjarët nuk duhet të harrojnë për asnjë moment se çfarë u ndodhi me Himarën, gjithashtu debutuese, që u shfaq si një rivale e fortë dhe shënoi e para në stadiumin Roza Haxhiu.
Njeriu-gol Sulmuesi i Lushnjës, Mikel Canka, me 3 golat në ndeshjen e fundit, mezi pret të luajë sërish titullar dhe të japë gjithçka për skuadrën e tij. I rilindur pas rikthimit në Lushnjë këtë verë, Canka thekson se dëshiron të shënojë sa më shumë për fanellën e Lushnjës: “Ishte një ndjenjë e veçantë kur shënova golin e parë dhe shkova të festoj me tifozët lushnjarë. Deri në ato minuta kishim pasur mjaft raste, por nuk shënuam. Pjesa e parë ishte e dobët në konkludim nga ana jonë.
Në pjesën e dytë ndryshuam dhe gjithçka shkoi mirë. Pas golit të parë ishte më e lehtë jo vetëm për mua, por edhe për skuadrën. Do të doja që skuadra ta përsëriste atë fitore në ndeshjen e radhës. Personalisht, jam i bindur se do ta bëjmë këtë gjë, por jam i vetëdijshëm që duhet të punojmë shumë.
Çdo ndeshje do punë dhe vetëm punë, pavarësisht specifikave të saj. Shpresoj dhe uroj që kësaj radhe në stadium të kemi sa më shumë tifozë, për ti kënaqur dhe për të kërkuar në këtë mënyrë ndjesë për rezultatet e dobëta të javëve të para të kampionatit, tha mes të tjerash sulmuesi Mikel Canka.
3 gola
shënoi sulmuesi Canka në ndeshjen e fundit, duke e nxjerrë skuadrën e tij nga situata
