Lika, i padiskutueshëm kundër Gjeorgjisë
01/06/2005 Ilion Lika do të jetë gardiani i portës së skuadrës tonë përfaqësuese, kundër Gjeorgjisë të shtunën në “Qemal Stafa”. Këtë lajmë e ka konfirmuar njeriu, që njeh më mirë se kushdo formën e portierit dinamovit. Bëhet fjalë për trajnerin e portierëve të Shqipërisë, Vladimir Ajazi. “Deri tani ai ka kryer të diferencuara të gjitha seancat stërvitore, gjithmonë nën kujdesin e fizioterapistit Bulinger, u shpreh Ajazi. Por, është ky i fundit i cili konfirmon gjendjen optimale të titullarit të portës deri ditën e ndeshjes”. Po ashtu, njeriu që stërvit gardianët e portës kuqezi, ka përshkruar edhe paraqitjen e Hidit në debutimin kundër Polonisë. “Them se po edhe pse ishte një ndeshje miqësore, që për nga tensioni dhe qëndron larg një zyrtareje. Gjithsesi, kur debuton për herë të parë emocionet janë të pranishme. Mendoj se Hidi e kaloi me sukses këtë provë, ku e rëndësishme ishte kapërcimi i fazës emocionale. Duhet thënë se kundërshtarët shumë pak e patën nën shënjestër portën e mbrojtur nga Hidi, që do të thotë më pak punë dhe presion psikologjik për portierin e ri”, ka thënë në përfundim trajneri i portierëve. A. M