Pro Credit sot, depozita të reja 3 dhe 5-vjeçare
01/06/2005 Banka do të paguaj interesa 5 për qind për depozitat mbi tre vjet
“Pro Credit” hedh në treg më 1 qershor produktin e ri të depozitave, duke shtyrë afatin e përdorimit të trye nga 24 muaj në 3 deri 5 vjet. “Klientët do të kenë mundësi të vendosin paratë e tyre pranë “Pro Credit Bank” për afate 2, 3, 4 dhe 5-vjeçare, në varësi të preferencës së tyre për Euro dhe USD, ndërkohë që për monedhën vendëse, lekë, ‘Pro Credit’ hedh në treg depozitën me afat 2-vjeçar dhe për herë të parë në tregun shqiptar ofron edhe afatin 3-vjeçar të maturimit për depozitat në lekë, duke qenë në këtë mënyrë e vetmja bankë që ofron depozita në lekë me afat më të gjatë se dy vjet për klientët e saj”, ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp “Pro Credit Bank”.
“Pro Credit Bank” mendon se me këtë produkt të ri do të ofrojë mbështetje financiare për biznesin e vogël dhe të mesëm si edhe si banka, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh për klientelën, që nga ato tradicionalet deri te produktet më moderne e të avancuara, tashmë prezanton produkte të reja depozitash me afat më të gjatë dhe me norma interesi më të larta.
Depozita në lekë
24 mujore 5.3 për qind
36 mujore 5.5 për qind
Depozita në USD
24 mujore 3.0 për qind
36 mujore 3.3 për qind
48 mujore 3.4 për qind
60 mujore 3.5 për qind
Depozita në Euro
24 mujore 2.4 për qind
36 mujore 2.5 për qind
48 mujore 3.0 për qind
60 mujore 3.00 për qind