Ngjyruesit, me rrezik sallami dhe pijet freskuese

01/06/2005 Cani, ngjyruesit dhe dioksinën kemi katër vjet që i konsumojmë
Patatinat që shkaktojnë kancer, kanë shërbyer për të hapur një debat të madh publik në lidhje me ushqimet që konsumojmë pa kaluar më parë në asnjë sitë kontrolli. Ndërsa organet shtetërore janë vendosur në pozicione mbrojtëse dhe kërkojnë kohë për të “zbuluar“ gjithë të vërtetën. OJQ-të e çojnë dhe më tutje alarmin mbi ngjyruesit kancerogjen. “Para 4 vjetësh kanë ardhur nga Bullgaria disa tipe ngjyruesish për sallamin dhe pijet freskuese, të së njëjtës natyre dhe të dëmshme për njerëzit”, thotë Islam Cani, drejtor i Shoqatës së Konsumatorëve. Kështu, duket se Shoqata e Konsumatorëve ka bërtitur, por askush nuk ia ka vënë veshin, ndërkohë që duket se dhe vetë shoqata nuk mund të vendosë me shpatulla pas murit instancat shtetërore, pasi tek ne nuk ekziston një kodik me standardet për ushqime që lejohen apo ndalohen. Ndërkaq, Drejtoria e Ushqimit brenda Ministrisë së Bujqësisë, ka lëshuar urdhrin për bllokimin e të gjitha partive të patatinave për të cilat janë bërë akuzat e rënda në shtyp. “Nuk mund të thuhet asgjë e saktë deri sa të merren përgjigjet e analizave“, thotë drejtori i Drejtorisë së Ushqimit, duke aluduar se një lajm i tillë mund të jetë dhe i servirur nga konkurrenca. Në fakt, në shumë vende të botës njihen rastet e antipublicitetit negativ, me qëllim dobësimin e pozitave të konkurrentit. Por duket se në rastin e patatinave, lënda për të cilën bëhet fjalë është ekzistente në përgatitjen e produktit dhe mbi të gjitha pasojat që ajo sjell në gjak janë të provuara. Rasti i patatinave të ngjyrosura që vijnë nga Greqia, është një rast i përsëritur, por po kaq i rrezikshëm është dhe përdorimi i dioksinave dhe patatinat i kanë të dyja këto elementë”, bën të ditur Islam Cani. Ndërkaq, Shoqata e Konsumatorëve e vendosur përballë Drejtorisë së Ushqimit, sjell një variant të ndryshëm për sa i takon lejes së importit për këto produkte. “Përdorimi i shumicës së ngjyruesve është ndaluar nga Komuniteti Evropian për çdo lloj tregu dhe kjo duhet të ndihmojë shtetin të marrë masa kundër firmave që i sjellin”, thotë Cani. Argumenti i Canit është kundërshtuar nga drejtori i Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë, i cili pretendon se BE-ja nuk ka asnjë urdhër për ndalimin e tyre. “Drejtoria jonë nuk ka asnjë vërejtje nga organizmat evropiane në lidhje me këtë çështje”, deklaron drejtori i Drejtorisë së Ushqimit, Nazri Haxhiu. Kështu duket se vetë shteti nuk është i qartë në lidhje me masat që duhet të marrë për të ndaluar në dogana importin e këtyre produkteve.
Nazri Haxhiu, po bllokohet i gjithë malli
Kreu i Drejtorisë së Cilësisë së Ushqimit ka bërë të ditur se ka urdhëruar që e gjithë sasia e patatinave të kësaj firme në treg si dhe vendi ku ato janë magazinuar, do të bllokohen, por edhe në magazina do të bllokohet. Ndërkaq, drejtoria e tij është duke pritur për rezultatet që do të dalin nga kampionët e analizave, për të vendosur pëfundimisht për çështjen. Të dhënat e marra nga analizat laboratorike do të ballafaqohen me vlerësimet e shënuara në etiketë. Vetëm pasi të përfundojë ky proces, organet kompetente do të dalin me një rezultat zyrtar se çfarë lloj prodhimesh janë këto, duhet apo nuk duhet të konsumohen.
Islam Cani, shteti nuk ka standarde për ushqimet
Ministria e Bujqësisë nuk ka akoma një kodeks për ushqimet, çka e bën të pamundur kontrollin efikas në treg. “Ministria duhet të botojë Kodeksin Ushqimor për ta patur si pikë referimi në punën e vet”, thotë në lidhje me këtë çështje Islam Cani. Por duket se edhe pse janë akorduar disa herë fondet për të bërë procesin e vendosjes së një standardi të ri ushqimor të njëjtë me atë të BE-së, asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu, Cani kujton se jo vetëm patatinat, por dhe vaji sjell rrezikshmëri për shëndetin, në rast se nuk respektohen kriteret për prodhimin e tij. “Ne nuk marrim asnjë informacion në lidhje me vajin, kur shohim etiketën e tij”, thotë Islam Cani në lidhje me çështjen e standardizimit ushqimor.
KESH, nuk do të ketë kufizime në zonat turistike
KESH ka deklaruar se ka hequr të gjitha kufizimet elektrike në të gjitha zonat turistike me fillimin e sezonit veror. “Falë situatës shumë të favorshme hidrike, nevojat e konsumatorëve janë plotësuar nga energjia elektrike e prodhuar në vend e, madje, një sasi e vogël është depozituar në vendet fqinje për t’u rimarrë në momentet e nevojshme”, ka bërë të ditur KESH, duke deklaruar se rezervat ujore e bëjnë të mundur furnizimin normal me energji elektrike. Sipas KESH-it, që nga fillimi i vitit nuk është importuar as edhe një kilovat/orë energji elektrike, e për më tepër, edhe në muajt korrik-shtator nuk parashikohet të importohet.
“Nevojat e vendit gjatë muajit maj kanë qenë rreth 14 milionë e 700 mijë kWh në ditë; ato janë plotësuar nga prodhimi vendës, që ka qenë rreth 16 milionë e 900 mijë kWh në ditë”, ka sqaruar KESH konsumatorët. Mbështetur në këtë logjikë matematikore, sasia e mbetur me 2 milionë e 200 mijë kilovat/orë është depozituar te fqinjët, pa ndikuar aspak në kuotë, e cila qëndron në nivel të lartë dhe është e mundur të shfrytëzohet. Kështu, sipas të dhënave, korporata ka hequr plotësisht kufizimet, duke bërë vetëm ndërprerje të pjesshme të furnizimit në ato zona ku po zbatohen projekte të mëdha, ku po kryhen investime të reja, ku vazhdon rehabilitimi i objekteve të rëndësishme apo bëhet remonti i linjave.