Prangosen dy kosovarë, tentuan të kalonin ilegalisht drejt Italisë
DURRËS – Edhe dy shtetas të tjerë nga Kosova kanë rënë në grackën e policisë në tentativën e tyre për të kaluar ilegalisht përmes Portit të Durrësit drejt Italisë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë janë ndaluar në kushtet e flagrancës shtetasit; Rifat Kleçka, 18 vjeç, lindur në Prishtinë dhe banues në fshatin Rruvc të Lipjanës dhe Lutfi Mrasori, 34 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se dy ditë më parë, rreth orës 01:00, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Ata kanë përdorur leje-qëndrimi, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Përgatiti Albert Gjoka
4 Shtator 2008