Zgjedhjet, Berisha acaron Evropën
Qeveritë nuk kanë rol në zgjedhjen ose emërimin e krerëve të misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve. Kjo është vetëm përgjegjësi e ODIHR-it. Kështu u shpreh dje në një prononcim për gazetën "Shqip" zëdhënësi i zyrës së ODIHR-it në Varshavë, Jens-Hagen Eschenbaecher. Sipas tij, arsyeja bindëse për këtë është fakti se "nëse qeveritë do merrnin një rol në zgjedhjen e vëzhguesve, ky do të ishte fundi i objektivitetit dhe paanshmërisë së vëzhgimit. "ODIHR përzgjedh krerët e misioneve të saj të vëzhgimit të zgjedhjeve në bazë të një procesi të hapur rekrutimi, që ka për bazë edhe eksperiencën e kandidatëve", sqaroi Eschenbaecher. Ai insistoi se "kreu i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri ka përvojë të gjatë në këtë fushë, më së fundi si kreu i misionit tonë në vlerësimin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së". ODIHR vë në dukje përvojën e gjatë të Audry Glover, me rajonin e Ballkanit e me Shqipërinë në veçanti dhe që daton në mesin e viteve ‘90. "Kjo i jep asaj një këndvështrim shumë të mirë mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, përfshi progresin që është bërë në fushën e zgjedhjeve", theksoi zëdhënësi i ODIHR-it. "Palët e interesuara në këtë proces zgjedhor mund të jenë plotësisht të sigurta për paanshmërinë strikte të ODIHR-it. Paanshmëria e ODIHR-it është një nga arsyet pse puna e vëzhguesve tanë ka qenë tepër e çmuar për shumë vite në të gjithë rajonin e vendeve të OSBE-së", u shpreh zëdhënësi i ODIHR-it në prononcimin për "Shqip". Ne, garantoi ai, po veprojmë vetëm bazuar mbi metodologjinë e mirëtestuar të ODIHR-it. "Kjo do të thotë që marrim angazhimet e OSBE-së dhe legjislacionin kombëtar, bëjmë vlerësimin se deri në çfarë mase procesi zgjedhor i plotëson këto standarde", u shpreh Eschenbaecher. Qeveritë apo partitë e opozitës, vijoi ai, jo gjithmonë pëlqejnë vlerësimet tona, por nuk ka definitivisht asnjë hapësirë për anësi në punën tonë. "Ne shpresojmë se misioni do të jetë në gjendje të bëjë punën e tij në pajtim me mandatin që ka marrë. Është në interesin e të gjithëve për t‘u siguruar vëzhguesve qasjen me gjithë informacionin që është i nevojshëm për të arritur në një vlerësim objektiv dhe të plotë të këtyre zgjedhjeve", përfundon prononcimi i zëdhënësit të ODIHR-it.
Sërish ne shpresojmë të takohemi me këdo, tha ai, por nëse nuk do të arrijmë, atëherë ashtu qoftë. E rëndësishme është që të jemi në gjendje të flasim me të gjithë aktorët e zgjedhjeve dhe ende shpresojmë që kjo do të jetë e mundur. Reagimi i zëdhënësit të ODIHR-it vjen pas refuzimit që qeveria shqiptare i bëri kryesueses së misionit të vëzhgimit për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Andry Glover. Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi rastin të "hakmerret" ndaj raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. Britanikja Audry Glover rezulton të ketë qenë drejtuese e ODIHR-it në kohën kur në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e famshme të vitit 1996. Situata duket se ka hyrë në një ngërç. Në lëvizje janë vënë edhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë. Në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Audrey Glover është një avokate e të drejtave të njeriut dhe në vitet ‘94-‘97 ka drejtuar zyrën e ODIHR-it. Më parë, ajo ka mbajtur detyrën e përfaqësueses britanike në Komisionin Evropian dhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Nga viti 1998 deri në vitin 2003 ajo ka drejtuar delegacionin britanik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. Glover ka drejtuar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Bjellorusi gjatë vitit 2004, në Kazakistan gjatë vitit 2005, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin 2006 dhe në Ukrainë gjatë vitit 2007. Ajo ka punuar në Bagdad si këshilltare për të drejtat e njeriut pranë autoritetit të përkohshëm të Irakut dhe Ministrisë irakiane për të Drejtat e Njeriut në vitet 2004, 2005 dhe 2006.
Dade kritikon Berishën. Meta: Fajin për ‘96 e kishte Berisha
Rama takon Glover,
opozita mbështet
misionin vëzhgues
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me kreun e misionit vëzhgues të ODIHR-it në Shqipëri, ambasadoren Audrey Glover. Gjatë këtij takimi, Edi Rama shprehu mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR-it dhe në të njëjtën kohë e njohu ambasadoren me disa nga shqetësimet e opozitës në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor. Procesi i pajisjes së votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike ka qenë një nga problematikat e ngritura nga lideri i opozitës, sikundër edhe numri i madh i zyrave të aplikimeve, të cilat edhe sot mbetën të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit. Kreu i misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe kryetari i Partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s. Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade, deklaroi dje se qeveria vetëm ka për funksion të ftojë vëzhguesit për zgjedhje. "Ky është një hap pozitiv, që një mision vëzhgues, i konsideruar deri diku edhe afatgjatë, pra që nuk është vetëm për javën e zgjedhjeve, tashmë ka ardhur në Shqipëri", theksoi Dade. Ajo insistoi se nuk është hera e parë që qeveria krijon incidente të tilla me ndërkombëtarët. Sipas Dades, qeveria nuk ka asnjë të drejtë mbi misionin dhe ky qëndrim bie ndesh me standardet e ODIHR-it. "ODIHR është një mision që nuk ka lidhje as me opozitën e as me qeverinë dhe se asnjë qeveri nuk ka të drejtë të caktojë krerët e misioneve ndërkombëtare", insistoi Dade. Sakaq, ish-kryeministri Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi dje se ishte njohur me refuzimin që Kryeministri Berisha i ka bërë përfaqësueses së caktuar nga ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, me argumentin se zonja në fjalë paska qenë vëzhguese gjithashtu edhe në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. "Në fakt ky është një kundërargument për zotin Berisha dhe një përforcim i argumenteve, se pse kjo zonjë duhet të jetë në krye të misionit të ODIHR-it, sepse nuk e ka pasur fajin zonja në rast se ka qenë vërtet në ‘96 në ekipin e ODIHR-it për atë që ka ndodhur, por përgjegjësia ka qenë nga fillimi deri në fund e Presidentit të asaj kohe, zotit Berisha", tha Meta. Prandaj, vijoi ai, kemi nevojë që në krye të ODIHR-it të jenë persona të përgjegjshëm dhe të provuar në integritetin e tyre, të cilët mbrojnë standardin e zgjedhjeve të 28 qershorit që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por janë të rëndësishme edhe për NATO-n, se Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s. "Njëkohësisht janë të rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, se Shqipëria është në një nivel të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Ndaj Berisha duhet të përqendrohet vetëm me arritjen e standardeve të zgjedhjeve dhe të heqë dorë nga çdo tentativë e mbrapshtë për të cenuar zgjedhjet në standardet e tyre me ndershmërinë dhe transparencën e këtij procesi, pasi deri tani ka punuar jo pak, pikërisht për të dëmtuar cilësinë e këtyre zgjedhjeve që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve", këmbënguli Meta.
Refuzimi
Kreu i KQZ-së, Ristani, anulon takimin me misionin
Telenovela e refuzimeve të misionit vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit hasi dje në një tjetër zhvillim. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, kishte planifikuar një takim me përfaqësuesen e misionit vëzhgues, Audry Glover. Diçka e tillë nuk ka ndodhur teksa zyrtarisht institucioni i menaxhimit të proceseve zgjedhore nuk dha një arsye të qenësishme. Paralelisht me anulimin e takimit, të njëjtin fat pati edhe mbledhja e parashikuar e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të vijonte diskutimi për rendin e ditës. Refuzimi i Ristanit për të takuar Glover vjen në vazhdën e qëndrimeve të mazhorancës dhe qeverisë "Berisha" për të mos pranuar drejtuesen e misionit. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që mesa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Glover. Sipas raportimeve të para dy ditëve te "Zëri i Amerikës", në situatën e krijuar është përfshirë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura më 1996-ën. Zoti Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim tek arbitri, ky besim mund të cenohet. Gjithsesi ende nuk është e qartë se çfarë qëndrimi do të mbahet nga ana e qeverisë shqiptare teksa presioni ndërkombëtar ka ardhur duke u shtuar. Teksa po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambasadorja Glover nuk i ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e Jashtëm dhe as me Kryeministrin, siç ndodh rëndom, duke qenë se është qeveria ajo që i fton vëzhguesit. Situata shihet si jo e thjeshtë në OSBE, pasi një tërheqje e mundshme e ambasadores do të krijonte një precedent problematik për këtë organizatë, për misionet e ardhshme të vëzhgimit të ODIHR-it, veçanërisht në vendet që ende kanë problem me zgjedhjet e lira e të ndershme.
Ambasadorët "zbarkojnë" te Berisha
Takim në zyrën e Kryeministrit, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë zbarkuan dje në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha. Disa prej ambasadorëve kyç qëndruan për disa momente në përpjekje për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes qeverisë dhe misionit të ODIHR-it. Burimet diplomatike konfirmuan prezencën e përfaqësuesit të Komisionit Evropian, ambasadorit të prezencës së OSBE-së, Robert Bosh, ambasadores çeke, Marketa Filkova dhe përfaqësuesit të Suedisë. Po sipas burimeve mësohet se ndërkombëtarët ja kanë bërë më se të qartë Kryeministrit Sali Berisha pasojat që sjell përplasja me misionin e ODIHR-it dhe insistimi për të larguar kryesuesen e këtij misioni, Audry Glover. Takimi ka zgjatur më pak se një orë dhe sipas burimeve kryeministri ka përsëritur qëndrimin kundërshtues ndaj emërimit të ambasadores Glover me argumentat se raporti për zgjedhjet problematike të 1996, kur ambasadorja Glover ishte drejtuese e Odihr-it, nuk ka qenë plotësisht realist. Megjithatë, kryeministri mësohet të mos ketë përdorur terma të një refuzimi kategorik. Sidoqoftë ende nuk mund të thuhet se ka ndonjë rezultat konkret. E pyetur për takimin, zëdhënësja e Kryeministrit mohoi të kishte ndodhur diçka e tillë, ndonëse pamjet e transmetuara në media konfirmonin prezencën e ndërkombëtarëve. Më herët, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, reagoi pas publikimit në media të mundësisë së mospranimit nga ana shqiptare të Audry Glover, si drejtuese e vëzhguesve të ODIHR. Ai shprehu mbështetje për këtë mision, duke theksuar se në zgjedhje institucioni ndërkombëtar përcakton gjykatësit dhe jo palët e përfshira në to. "OSBE është organizatë shumë e madhe dhe ODIHR, ashtu si dhe prezenca jonë në Tiranë, janë organizma autonome brenda kësaj strukture. ODIHR nuk merr udhëzime nga asnjë organ tjetër. Për sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve, ai vepron si një gjykatës, dhe ashtu si në rastin e një ndeshjeje futbolli, gjykatësi nuk zgjidhet nga palët e përfshira në ndeshje, por nga organe më të larta", deklaroi Bosh. Unë, vijoi ai, jam thjesht vëzhgues i kësaj që po ndodh dhe mbështes plotësisht ODIHR, po ashtu dhe të gjitha vendet anëtare të OSBE-së. Nga ana e saj, mazhoranca mohoi dje të kishte përplasje me ODIHR. "Nuk ka asnjë lloj konflikti. I vetmi deklarim i kreut të mazhorancës është që të jenë sa më shumë vëzhgues. Ne kemi investuar goxha për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të këmbëngulim që të kemi maksimumin e vëzhguesve", deklaroi deputeti Ferdinand Xhaferri. Gjithçka lidhur me këtë përplasje midis ODIHR-it dhe qeverisë ka për bazë zgjedhjet parlamentare të 26 majit të vitit 1996, kohë kur Glover drejtonte zyrën qendrore të ODIHR-it. Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 mbeten një element kyç në marrëdhëniet midis OSBE/ODIHR-it dhe politikës shqiptare. Qindra vëzhgues të huaj ishin në qendrat e votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit, por u penguan, nuk u lanë të vëzhgonin dhe panorama e tyre nuk mund të ishte edhe aq e plotë, jo vetëm për shkak të numrit të kufizuar të vëzhguesve krahasuar me numrin e qendrave të votimit. Në raport thuhej se shumica e kutive të votimit ishin të pambyllura. Shumë prej vëzhguesve vërejtën një prezencë të madhe të policisë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, sidomos në Berat dhe Lushnjë, ku uniformat ishin shumë aktive dhe madje edhe gjatë numërimit të votave.
Nagy rikujtoi për autoritetet shqiptare plotësimin e standardeve gjatë procesit zgjedhor
BE: Drejtuesi i misionit
është e drejtë e ODIHR-it
Ambasadorja britanike, Audry Glover, është zgjedhur nga përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it dhe është e drejta e këtij misioni për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në misionet vëzhguese ndërkombëtare. Kështu u shpreh dje zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristina Nagy, pas deklaratave në media për zgjedhjen e Glover në krye të misionit në Shqipëri. "Është e drejta e ODIHR-it për të vendosur në mënyrë të pavarur kandidatin më të mirë për ta përfaqësuar atë. Kjo është e drejtë themelore. Glover është përzgjedhur si përfaqësuese e misionit për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky vendim është marrë nga vetë përfaqësuesit e ODIHR-it dhe ne e mbështesim plotësisht vendimin për të mos lejuar ndërhyrjen e asnjërit nga vendet fqinje në marrjen e këtij vendimi", deklaroi Kristina Nagy, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Nagy rikujtoi për autoritetet shqiptare plotësimin e standardeve gjatë procesit zgjedhor. "Komisioni Evropian pret që Shqipëria të plotësojë zotimet e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në përputhje me standardet e vendosura ndërkombëtare. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është një faktor kyç në rrugën drejt integrimit në BE", u shpreh ajo. Dy ditë më parë, burime diplomatike pranë Këshillit të Bashkimit Evropian deklaruan se autoritetet shqiptare e kanë befasuar Brukselin me sjelljen e tyre ndaj kreut të misionit vëzhgues të ODIHR-it, ambasadores britanike Audrey Glover, e cila mbërriti në Tiranë javën që kaloi. "Jemi të shqetësuar nga informacionet që kemi marrë për tentativat nga ana e qeverisë për zëvendësimin e një anëtari të zgjedhur nga ODIHR", deklaroi një zyrtar i lartë i BE-së. "Këto emërime bëhen gjithmonë pa lejen e vendit pritës dhe të asnjë organizate tjetër dhe BE e mbështet krejtësisht këtë parim", tërhoqi vëmendjen më tej ky zyrtar. Brukseli konstatoi se ambasadorja është privuar nga pritjet e kortezisë ku duhet të merrte pjesë me Kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, si edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në vend të saj ka marrë pjesë zëvendës-shefi i këtij misioni. "Argumenti i vetëm i kundërshtisë që njihet deri më sot, është pozicioni që ambasadorja Glover ka pasur në krye të ODIHR-it në vitin ‘96, kohë kur në Shqipëri janë mbajtur zgjedhje të kontestueshme. Ky argument jo vetëm që është i pakuptueshëm për BE-në, por edhe ndjell sinjale jo fort të mira për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që po afrojnë", shtoi më tej zyrtari i BE-së. Sipas të njëjtave burime, sjellja e autoriteteve shqiptare ndaj kreut të misionit vëzhgues rrezikon që në nisje vetë raportin e këtij misioni. "Një raport me përmbajtje negative do të rrezikojë jo vetëm aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat, por edhe kandidaturën e vendit për kryesimin e OSBE-së në vitin 2012", rrëfeu zyrtari i BE-së. "Emërimi i ambasadores Glover është i pandryshueshëm edhe për faktin se pas një precedenti të tillë, çdo vend tjetër me probleme do të kërkonte t‘i zgjidhte vetë krerët e misioneve vëzhguese", shtoi zyrtari i Këshillit Evropian.