OSBE nënshkruan marrëveshje për huazimin e 100 kompjuterave

17/05/2005 KQZ nis studimin për shpalljen e rezultateve
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, firmosi dje marrëveshjen e donacionit me shefin e Përfaqësisë së OSBE në Tiranë, ambasadorin Pavel Vacek. Marrëveshja parashikon vënien në përdorim të 100 kompjuterave, destinacioni të cilëve do të jenë 100 Komisionet e Zonave Zgjedhore. Marrëveshja vijon donacionin e mëparshëm të Përfaqësisë së OSBE në Tiranë në furnizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 20.000 kopje të Kodit Zgjedhor në funksion të procesit të ardhshëm zgjedhor. Kryetari i KQZ, Celibashi, vlerësoi mbështetjen e ofruar nga OSBE për projektet e KQZ, ndërsa ambasadori Vacek deklaroi se projektet e KQZ do të mbesin një prioritet i përfaqësisë që ai drejton për sa i përket mbështetjes dhe realizimit të tyre. Kompjuterat do të kenë të instaluar dhe një program të veçantë, ku anëtarët e KZZ-së do të hedhin të dhënat për të arritur në një përfundim të shpejtë të shpalljes së rezultateve. Gjithashtu, mësohet se KQZ është duke shqyrtuar dhe një tjetër projekt, për të përcaktuar mënyrën e veprimit për shpalljen e rezultateve, pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve. Dhe në këtë studim do të merren parasysh projektet me kontributin e OSBE-së. Për të gjitha pika, komisionerët e KZZ-ve do të kenë një trajnim të veçantë.