Pango: Agjeli shpif për presion të mundshëm ndaj studentëve

17/05/2005 Kandidati i PD-së, në zonën 38, hedh poshtë akuzat për shkelje të ligjit
Kandidati i PD-së në zonën elektorale 38, në kryeqytet, Ylli Pango, ka hedhur poshtë akuzat e rivalit, sipas të cilit, ai po bën presion mbi studentët për të votuar. Sipas dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, Pango, regjistrimi i studentëve, që duan të votojnë në Tiranë, është referencë e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. “Në bazë të nenit 64 të kodit elektoral dhe shkresës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, ka filluar sipas ligjit, regjistrimi i studentëve, që dëshirojnë të votojnë jo në shtëpi, por në Qytetin Studenti. Ndërkohë, unë jam vetëm një ndër 13 dekanët e fakulteteve, studentët e të cilëve përfshihen në zonën elektorale 38. Mendoni se sa absurde është shpifja se unë po ndikoj mbi 12 mijë studentë të 9 fakulteteve të tjerë, që nuk varen nga unë për të votuar për mua”, tha Pango. Sipas tij, akuza e kandidatit të PS-së, Anastas Angjeli, është akoma më abuzive, kur dihet që numri i të regjistruarve nuk i kalon shifrat e 7 deri në 8 për qind të të gjithë numrit total të studentëve. “Për sa i përket shpifjes mbi shtyrjen e provimeve, ju vë në dijeni se nuk ka pasur asnjë vit që provimet të kenë mbaruar përpara datës 10 korrik, si në fakultetin tonë, ashtu dhe në shumicën e fakulteteve të tjera, që mund t'i verifikoni në rektorate. Aq më tepër që këtë vit, një muaj mësim u shty, për shkak të grevës së pedagogëve, grevë kundër së cilës Angjeli është shprehur hapur në qeveri”, tha Pango.
Dorëheqja
Dekani i Shkencave Sociale i ka kujtuar ministrit të Ekonomisë akuzat e kryetarit të PS-së, Nano, në KPD-në e përpara disa viteve. “Epitetet që përdor karshi meje kundërshtari im simpatik, më detyrojnë që për të mos prishur gojën, t’u përgjigjem vetëm me epitetet që ka përdorur Kryeministri Nano në KPD, ish-kryeministri Meta, shtypi i partisë së tij etj. Jam kurioz të di nëse do të vijë ndonjëherë për ta mbështetur apo prezantuar përpara elektoratit kandidatin Angjeli, kryetari i partisë Nano. Ndërkohë, i kujtoj Angjelit se, gjatë gjithë punës time në universitet, në të 6 vjetët si dekan kam marrë vetëm vlerësime pozitive dhe asnjë vërejtje, apo epitet nga rektori apo ministri i Arsimit, megjithëse ky i fundit është socialist”, tha Pango. Lidhur me dorëheqjen, që ministri Angjeli ka kërkuar ndaj rivalit të tij, Pango tha se në bazë të ligjit nga posti që mban mund ta heqë vetëm stafi i tij i pedagogëve. “Për sa i përket urdhrave që ministri i Ekonomisë, Angjeli, i jep nga tribuna-shtet, ministrit të Arsimit e Rektorit, për shkarkimin tim, për gjoja konflikt interesash, jam i detyruar t’i kujtoj këtij profani të kulluar të legjislacionit të arsimit të lartë, se ka tash 6 vjet që universitetet shqiptare funksionojnë mbi bazën e autonomisë e zgjedhjeve të dekanëve dhe rektorëve nga vetë pedagogët. Stafi im i mrekullueshëm pedagogjik më ka zgjedhur dy mandate rresht dhe, veç tij, nuk ka ministër, rektor a socialist të shkarkojë një dekan të zgjedhur, pa thyer ligjin mbi autonominë e imunetit akademik universitar”, tha Pango.