E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mediat: TVSH të mos jetë e njëanshme

17/05/2005  Komisioni parlamentar i Mediave i ka kërkuar Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, të marrë në shqyrtim ankesën e PD-së për njëanshmëri të TVSH-së në transmetimet e aktiviteteve politike. Gjatë qëndrimit të tij, përfaqësuesi i PD-së, Vili Minarolli, është shprehur se nuk është e drejtë që televizioni publik të transmetojë të plotë Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa për Kuvendin e Partisë Demokratike jep vetëm pak minuta lajme. Madje, deputetët e PD-së janë shprehur se Këshilli Drejtues i TVSH-së është i njëanshëm politikisht. Në të kundërt me këtë, deputeti Luan Rama është shprehur se KDRTSH-së nuk është i njanshëm dhe se në të gjitha rastet është zbatuar vetëm ligji. Gjithsesi, komisioni ka kërkuar që të jetë KKRTSH-ja që do të zgjidhë këtë konflikt të fundit mes demokratëve dhe TVSH-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›