Lindja e diellit brenda meje
Kur thua dielli lind nga lindja, ndonëse shpreh një proces të natyrshëm të gjithëherës, nuk thua asgjë të re. Kurse kur thua në lindje lind dielli ka një ndryshim. Edhe ndryshimi që shihet është tek ai bukurosh që hap sytë për herë të parë në këtë botë. Më mirë se unë, le t’ia lemë një nëne të rrëfejë lindjen e një dielli.
Paralindja:
Dita e paralajmëruar, sipas kalendarit lindës, kaloi si pa u marrë vesh. Barku më kishte ardhur tek fyti. Brenda meje çuditërisht behej qetësi. Atleti që shkelmonte kishte shkuar me pushime. Madje edhe shenjat që lajmërojnë lindjen pas pak çastesh nuk shoh as dje dhe as sot, çuditërisht asnjë farë kontraktim të brendshëm, përkundrazi ujërat as që duan të plasin, pasi s’kishte çfarë të plaste, të gjitha lëngjet e trupit tim i kishte pirë kolopuçi brenda. Një ditë më pas monitorimi ishte i vazhdueshëm, bëra disa ekografi që pasi i lexuan gjinekologët thanë të shtrohesha tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Më përgatitën për një induksion artificial, ka shanse që të shkoje mirë, në qoftë se jo, më parathonë edhe për një “cesareo”. Unë, burri dhe mamaja ime kishim dyshimet se shanset e lindjes natyrale po pakësoheshin ora orës. Koha nuk duronte. E vendosëm pas një asamble familjare dhe me gjinekologun që rruga me e mirë ishte ndërhyrja kirurgjikale. Të njëjtin mendim kishin edhe mamitë.
Lindja: Më çojnë drejt sallës së operacionit, më ulin në një shtrat dhe vazhdojnë me një anestezi lokale, ose epidurale siç e quajnë. Pastaj sikur më nisën tre shkundje elektrike njëra tek këmba e djathtë që shoqërohej me një dhimbje të mprehtë, që nuk durova dot e lëshova një të bërtitur. Pastaj një therje në anë e majtë të këmbës, ku më thonë qetësohu, mbaruam me sukses. Që nga mesi e poshtë nuk ndjeja asgjë. Nga ky moment e më pas dëgjoj vetëm komentet e kirurgëve, që flasin me disa terma që më duken si greqishte e lashtë, dhe dëgjoj që barku im që hapet dhe pastaj me shpejtësinë e dritës UE, UE, UE, të birit tim që lindte...
Regjistrimi: Emri i parë i bebes: Filan. Emri dytë i fëmijës: Fistëku. Pesha e Filan Fistëkut: 4 kile...ora 18.30. Fiuh...u kry! Ja dola mbanë. E pabesueshme... Kolopuçi lindi dhe u gjenda me këtë krijesë të stërmadhe fuksia e që qan pa pushim afër kokës time. Çfarë ndjesish, o zot! Po, po, më shumë emocionuese ishte një gjë e padeshifrueshme, vetëm fakti që kjo krijesë e plotë dhe absolutisht foshnjarake qëndronte në heshtje pa bërë zë brenda barkut dhe tani qëndron sipër meje, me gjithë prezencën e tij, bashkë me një zë prej tenori. E pabesueshme sepse është i imi, por unë nuk e njoh. Kush është ky fëmijë? Kush do të jetë? Çfarë do nga ne? I Ati thotë së më të vërtetë shumë i bukur, i ka pëlqyer menjëherë, sapo ka parë kokën e tij të vogël të dali, edhe kishte pasuar shumë dyshime dhe frikë të merrte pjesë në lindje, në të vërtetë pastaj, nuk është se e kishte kapur në befasi, përkundrazi,
për të kishte qenë një emocion i madh. Për fat të mirë. Të paktën të gëzojë këtë moment të rëndësishëm...unë do të kisha pasuar qejf të mos merrja pjesë, por ashtu ishte puna. Edhe pse unë të them të vërtetën, nuk e kam parë kur doli… Unë, spektaklin, në rrallë të parë nuk e pashë. Mos qesh, është kështu siç them unë. Pothuajse nuk po konceptoja dot, nuk po e vrisja mendjen, siç isha duke u marrë me sforcon, me dhimbjen dhe lodhjen, në shtratin tim të lindjes ( e pra fizikisht isha në prapaskene e lindjes, kështu është).
Në nesërmen në mëngjes, ora 5. Të paktën dita sikur solli edhe lindjen e diellit dhe pruri pakëz dritë në maternitet. Më në fund mund ta shoh me qetësi dhe nga afër, fëmijën tim. Sa i bukur që është! Sa është i ëmbël, i mbështjellë ashtu mbas meje, me mollëzat e fryra e me syçkat e mbyllura të poshtë. Është e lëmuar si mëndafsh sogdiane. Nuk çfarë të të them por efekti special që të bën të shikosh është i mrekullueshëm, kur e shikon ashtu në paqe fëmijën tënde... Ora 10 - Erdhën prindërit e tim burri...babai i tij ishte aty që sheh me padurimi ti thotë diçka sapo të rritet, edhe pse s’kuptoj se çfarë do t’i thotë...por si ia bën të mos shohë që është një foshnje, i cili është i mrekullueshëm pikërisht për këtë arsye. Përse njerëzit duhet gjithmonë të projektojnë një krijesë kaq të pafajshme drejt një pritshmëri të bujshme, të madhe, me vrull? Përse nuk e gëzojnë këtë moment të papërsëritshëm, kurse ne çfarë bëjmë? Ora 11.30 - Nisëm mesazhet: “Lindi, lindi me sukses, lindi krijesa e mamit”. Këto fjalë të shkruara me një shpejtësi të paparë kanë pushtuar celularët e të gjithë miqve, të afërmve, komshinjve, ato që më dua dhe i dua dhe të gjithë ato që kanë teknologji, të nesërmen e lindjes. Replika me sms: “urime, urime, të lumtë, je e madhe, me jetë të gjatë”, etj.
...