E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e Unazës me kamera, inaugurohen autobusët e rinj

Urbanët në kryeqytet

Bashkia e Tiranës deri në fillim të vitit 2011 do të bëjë funksionale të gjitha korsitë për autobusët të ndërtuar në 23 rrugë të qytetit, çka do të sjellë shmangien e vonesave. Por do të punohet që të gjitha kryqëzimet kryesore të Tiranës të pajisen me semaforë dhe kamera, në mënyrë që të menaxhohet trafiku, duke i dhënë prioritet transportit publik. Bashkia e Tiranës është shprehur se kostoja e këtij shërbimi do të jetë e përballueshme për qytetarët, të cilët do të kenë kushte shumë më të mira.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në inaugurimin e linjës së re të autobusëve në zonën e Tiranës së Re, ku nga do të ketë 11 mjete të reja sipas standardeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të bashkisë, ato janë të pajisura me ajër të kondicionuar, kanë platformën e sheshtë për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe janë të pajisura me sistem kamerash. Rama tha se ky është vetëm hapi i parë në kuadër të paketave të masave që do të merren për përmirësimin e shërbimit të transportit, ku 36% e kryeqytetasve që përdorin transportin publik në vitin 2011 do të kenë kushte të tjera, të njëjta me ato të vendeve të BE-së. “Ne po përmbushim një prioritet dhe premtim kryesor, që shërbimi urban i kryeqytetit të jetë i standardeve të çdo kryeqyteti europian”, u shpreh Rama. Sipas tij, këta autobusë janë prodhim i vitit 2010, ku ndotja është zero, pasi këto mjete nxjerrin vetëm avull.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›