E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë përfundon në vitin 2009



Ndërtimi i linjës së energjisë elektrike të tensionit të lartë 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë ka hyrë në fazën e parë të punimeve. Linja e interkonjeksionit shtrihet nga Tirana e përfundon në Podgoricë të Malit të Zi, me një gjatësi prej 55.6 kilometrash, në trasenë e së cilës do të vendosen 120 shtylla të tensionit të lartë. Projekti ka vlerën e 42 milionë eurove dhe financohet nga qeveria gjermane, me një kredi të dhënë për qeverinë shqiptare. Bazuar në punën që po bën kompania kroate, fituese e projektit, pritet që në mes të vitit 2009 linja të jetë ndërtuar plotësisht. Burime zyrtare të OST-së, bënë të ditur se me ndërtimin e kësaj linje bëhet e mundur shkëmbimi i energjisë elektrike me fqinjët në një masë shumë të madhe, çka do të thotë se Shqipëria në çdo kohë mund të plotësojë kërkesat e saj për energji elektrike nëpërmjet importit, pavarësisht se si do të jenë situatat hidroenergjetike në vend.

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›