E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet prodhimi vendas, KASH kërkon grante për fermerët



Drejtuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar bëjnë të ditur se niveli i prodhimit vendas bujqësor është rritur dhe për pasojë, çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rënie të lehtë. Sipas tyre, janë reshjet e bollshme këtë vit që kanë favorizuar rritjen e prodhimit bujqësor vendas. Për shkak të shtimit të prodhimit është vërejtur një rënie e çmimeve në tregjet me shumicë dhe pakicë. Por gjithsesi bëhet gjithmonë fjalë për një periudhë sezonale, pasi fermerët tanë nuk kanë mundësi për të përmbushur kërkesat e tregut me prodhime vendase gjatë gjithë vitit. Sipas ekspertëve, nevojiten 100 milionë euro grante për ta nxjerrë bujqësinë nga ngërçi. Vendi ynë mbetet i kërcënuar nga kriza globale e çmimeve për shkak të varësisë së madhe që kemi nga prodhimet e importit. Raporti i eksport-importit për produktet bujqësore është 1/7. Gjatë muajve të fundit Banka e Shqipërisë ka dhënë alarmin për ndërhyrje urgjente në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor.

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›