Linjë për QSUT- në
01/02/2005 Në fillim të muajit shkurt të këtij viti, në dhjetëditëshin e parë pritet të përfundojë dhe të arrihet furnizmi me 20 KV për të gjitha shërbimet e tjera që aktualisht sot furnizohem me 6 KV.
Në vitin 2002, me financim nga buxheti i shtetit, për shkak të problemeve të mëdha që krijonte furnizimi me 6 KV në QSUT, u fillua projekti për ndryshimin e furnizimit me energji elektrike të QSUT nga 6 KV në 20 KV. Gjatë vitit 2002-2003, u realizua furnizimi me 20 KV i Kirurgjisë, Kardiokirurgjisë dhe Hemodinamikës. Pra, skema e furnizimit për momentin është akoma e
pjesshme, një pjesë me 6 KV dhe pjesa tjetër me 20 KV. Si pasojë e uljes së temperaturave, ditët e fundit, u rrit shumë ngarkesa në shërbimin e kirurgjisë. Kjo si rrjedhojë e mosfunksionimit të kaldajave, të cilat aktualisht furnizohen nga rrjeti 6 KV. Defekti, i cili ndodhi më 24.01.2005, u riparua brenda ditës dhe duke qenë se aktualisht rrjeti është i amortizuar, për të mos u ndodhur para situatave të tilla, Drejtoria e QSUT në mbledhjen me të gjithë shefat e shërbimeve, ka rënë dakord për kufizimin e numrit të operacioneve të planifikuara për disa ditë.