Spitali Ushtarak, 3 urgjenca nga Veriu
01/02/2005 "Këto ditë kemi patur vetëm tre urgjenca nga rrethet e veriut. Pacientët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë asnjë pasojë për jetën", tha Bajram Begaj, drejtori i Spitalit Ushtarak. Prej dy javësh janë zënë rrugët e rretheve të veriut dhe për rastet e jashtëzakonshme banorët lajmërojnë me telefon. Ndërkohë janë helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët nisen për të marrë të sëmurët. Por, në shumë fshatra të Veriut as telefonat nuk punojnë dhe nuk kanë asnjë rrugë komunikimi. Kështu që gjendja e vërtetë në zonat e Veriut do të merret vesh, kur të hapen rrugët.