Liqeni Artificial me “fytyrë” të re
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Zona pranë Liqenit artificial në kryeqytet do të ndërrojë pamje. Një projket i Bashkisë së Tiranës ka futur në garë 4 studio të huaja të cilat do të garojnë sot për projektin më të mirë. Katër studiot e huaja konkuruese janë Carlos Ferrater, MVRDVR, David Choperfield, dhe Bolles Ëillson. Nderkohe qe studioja atelie Jean Nouvel, është tërhequr nga konkursi, megjithatë ajo sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës është e ftuar të marrë pjesë edhe pasi projekti të shpallet fitues dhe të ndihmojë në realizmin e tij. Zona pranë liqenit ose siç është emërtuar zona prioritare C, përfshin pjesë të rëndësishme si kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, bregun e liqenit dhe një pjesë të konsiderueshme të tij. Sipas Edi Ramës, kjo është një sfidë e madhe për bashkinë e Tiranës. Në aspektin urban potenciali i kësaj zone vlerësohet si e ardhmja e një qendre të dytë për Tiranën. Sot pritet që të shpallet dhe studioja fituese e cila do të bëjë publik dhe prezantimin e projektit. Juria që do të përzgjedhë studion fituese përbëhet nga arkitektë të njohur me famë botërore. Sipas të dhënave nga bashkia lidhur me punën përgatitore për Planin e Ri Rregullues, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me studion Urba-Plan ka arritur në përcaktimin e disa zonave të qytetit të cilat përmbajnë potencial zhvillimi dhe ndihmojnë strukturën e qytetit. Janë ndjekur kryesisht dy kritere në përcaktimin e Zonave Prioritare të Zhvillimit; i pari lidhet me karakterin e zonës në lidhje me strukturën e qytetit dhe rrethinave; kriteri i dytë është vullneti dhe përfshirja e sektorit privat për promovimin e zhvillimit urban dhe ekonomik.
Anëtarët e jurisë
1.Edi Rama – Kryetar i Bashkisë së Tiranës
2.Vedran Mimica - është diplomuar si arkitekt/inxhinier (1979) në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Arkitekturës
3.Johan Anrys është partner i asociuar pranë studios projektuese 51N4E me qendër në Belgjikë
4.Elia Zenghelis arkitekt dhe profesor arkitekture, ndan kohën e tij midis Brukselit, Londrës, Roterdamit dhe Athinës
5.Andreas Ruby është teoricien arkitekture dhe kurator. Ka studiuar Histori Arti në Universitetin e Këlnit, Gjermani
6.Roueida Ayache është partnere pranë Architekture Studio
7.Frank Stepper ka studiuar në universitetin Politeknik, Vienë dhe Universitetin e Shtutgartit
8.Xaveer de Geyter themeloi studion e tij në vitet 90, pas 10 viteve bashkëpunim me Zyrën e Arkitekturës Metropolitane të Rem Koolhaas.
9.Jean-Louis Cohen ka studiuar arkitekturë në Paris
10.Marin Biçoku – arkitekt lokal
11.Arben Biçoku – arkitekt lokal
STUDIOT PJESËMARRËSE NË KONKURS
1.Carlos Ferrater- Autor i shumë projekteve, midis të cilëve janë: Hotel Hey Juan Carlos I në Barcelonë; kompleks banimi në Olimpic Village Valle Hebro; Klub i Jahtit në Estartit; zyrat qendrore të Impiva, Kopështi Botanik në Barcelonë etj.
2.MVRDV- është themeluar në Roterdam në 1991 nga Ëiny Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries. Ndër projektet e tij të realizuara përmendim: Pavilonin Hollandez për Expo2000 në Hanover, Gjermani, Park Biznesi Flight Forum në Eindhoven etj
3.David Chipperfield Architects- themeluar në 1984 i ka zyrat e saj në Londër, Berlin dhe Milano dhe një studio përfaqësuese në Shangai.Një numër i madh projektesh kulturore dhe publike janë përfunduar kohët e fundit: Muzeu i Literaturës Moderne në Marbach, Gjermani, ndërtesa galeri Am Kupfergraben 10 në Berlin, dy projekte në Ioëa, etj.
4.BOLLES+ËILLSON- Themeluar në Londër në 1980, BOLLES+ËILLSON është zhvendosur në Munster në 1989.. Arkitektura e tyre që ka fituar çmim si ajo e Neë Luxor Theater në Roterdam dhe në City Library në Munsten
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008