Të pastrehët, 96 apartamente do të ndërtohen në Elbasan
Autori i Lajmit: red.
Gati 96 apartamente do të ndërtohen në qytetin e Elbasanit për familjet e pastreha. Këto apartamente do të shiten me gjysmën e vlerës së tregut dhe do të përfitojnë banesa grupi i familjeve me të ardhura të ulta, invalidë, jetimë, çifte të reja, të cilët nuk kanë akses në tregun formal të banesave. Ky është një projket në kuadër të ndërtimit të banesave sociale nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Europës(CEB). Kjo e fundit i ka dhënë Bashkisë së Elbasanit një shumë prej 2.3 milionë euro në formën e kredisë, për ndërtimin e dy pallateve me 98 apartamente. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, tha dje për mediat se “me kërkesën e Bashkisë dhe me garantimin e Ministrisë së Financave, Banka për Zhvillimin e Këshillit të Europës ka dhënë një shumë prej 2.3 milionë euro për ndërtimin e dy pallateve. Tashmë ndërtimi i pallateve është miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak dhe pritet që së shpejti të nisin procedurat e tenderit për firmat qe do të ndërtojnë pallatet në lagjen “5 Maji”. Sejdini tha se projekti synon të sigurojë banesa sociale me qera në përputhje me ligjin e ri dhe kriteret e përzgjedhjes së familjeve nga Këshilli Bashkiak. Në këtë projekt, bashkia do të mbulojë vetëm shpenzimet e truallit, si dhe shpenzimet e tjera të nevojshme si, tarifat për marrjen e kredisë së lejeve të ndërtimit, në masën e 40 % të vlerës së projektit. “Zbatimi i këtij projekti për qytetin tonë është shumë domethënës, pasi në këto banesa do të strehohen 384 persona me të ardhura të ulta dhe të mesme, të cilat për 10 vjet nuk mund të privatizohen pa shlyer paratë e banesës”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Sejdini.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008