Si të gjallërosh flokët dhe lëkurën në ditët e plazhit
Autori i Lajmit: red.
Vajzat natyrale, origjinale në bukurinë e tyre. Kjo sepse kujdesen për lëkuren me fruta, kos, dhe bimë, të cilat i përgatisin vetë, (në kushte higjienike te larta) dhe me pas i vënë si maska në të gjithë fytyrën. Behet fjalë për receta antike, që janë përdorur prej shekujsh. Përgatiten në shtëpi, dhe mbahen në frigorifer.
Sot mund te bëhesh vërtet një e tillë, pa xhel, llak, tualet, vetëm ujë e sapun. Mjaft më me kremra. Vajza nature , vë në fytyrë kos dhe i çel flokët me limon, përgatit maskën me fruta të thata si bajame. Rikuperon recetat e gjyshes dhe tonet i përgatit me bimët e kopshtit, anticelulit i pastër. Pas mësimeve të ekologjisë dhe konsumit etik, jeta natyrale dhe shpenzimet biologjike janë në radhën e parë të kozmetikës së bërë në shtëpi. Natyrë 100%. Fruta minerale, bimë, të vena direkt në fytyrë. Më parë qërohen, shtypen me vaj. E gjithë kjo përgatitet në kuzhinë, në një grirës frutash. Molla mund te jetë një oksidues i mirë. Me një kos dhe një lugë mjaltë, mund të merret një qumësht i ekuilibruar për fytyrën.
Për të zhdukur rrudhat:
Përzieni një të verdhë veze, lugë kosi dhe 1 lugë mjalt, derisa të përfitoni një krem të butë. Shpërndaheni nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Zieni 2 karrota, shtypini derisa të bëhet një pure e dendur dhe shpërndaheni akoma të ngrohtë në lëkurë. Pas 15 minutash shplajeni fytyrën me ujë të vakët.
Maskë me qumësht dhe mjalt
Eshte ideale për të krijuar një efekt energjidhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt. Në të vërtet, mjafton të lyeni fytyrën me 3 lugë mjaltë, duke evituar zonat rreth syve dhe pastaj të shpërndani mbi të ajkën e qumështit të freskët. Lëreni rreth 15 minuta. Mjalti ndihmon për të stabilizuar hidratimin e qelizave dhe qumështi e ushqen me të gjitha elementet e nevojshme ripërtëritjen e qelizës.
Maskë me banane
Përziej 1 banane të pjekur e të shtypur,1 lugë kafeje me kos natyral dhe 1 lugë kafeje lëng limoni.Vendose mbi fytyrë. Lëre 20 minuta. Shplaje me ujë të vakët.
Qumësht pastrues për lëkura të yndyrshme
Shtrydhni një grejpfrut dhe përziejeni lëngun e tij me një gotë qumësht të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një copë pambuk të pastër dhe kaloni me të gjithë fytyrën. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni me pecetë të pastër.
Ujë trëndafili për sy të ënjtur
Zieni 1 litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni në të 20 petale trëndafili. Lërini rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.
Maskë me patate ose kastravec për rrathët e syve
Pastroni një patate dhe prijeni në feta shumë të holla. Shtrojini fetat në sy dhe lërini rreth 10 minuta. Më pas hiqini dhe shpëlani fytyrën.
Krem pastrues për fytyrën
¼ kastravec (me lëkurë të prerë hollë)
1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë)
1 lugë sodë buke
1 kokërr vezë
¼ filxhan kos
Hidhni në makineri grirëse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Më pas hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet në frigorifer për 2 ditë. Vendoseni në një cope pambuku ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpëlani fytyrën.
Tonifikues për flokë të dobët
Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe ½ filxhan çaji me kos. Masazhoni me këtë masë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni.
Zbutës për flokët e thatë
Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokë dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni.
Maskë me rrush
Rrushi përveçse është një frut shumë i shijshëm, përmban përbërës të ndryshëm që mund ta ndihmojnë lëkurën për të qenë më e bukur dhe për të përmirësuar pamjen e saj. Në fakt, që në antikitet ishte e njohur për cilësitë depurative dhe rindërtuese dhe tashmë të gjitha industritë e mëdha të kozmetikës e kanë zbuluar që përbërësit e saj aktivë kanë një fuqi të madhe antioksiduese. Rrushi është ideal për të hidratuar, për të ushqyer dhe tonifikuar që në fakt janë elementët idealë për një lëkurë të pjekur ose shumë të thatë, ajo ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, ka një efekt frenues dhe dobësues ndaj dhe shumë anticelulitë e përmbajnë, ai ndihmon për të eleminuar fryrjet ë këmbëve dhe problemet e qarkullimit të gjakut, gjithashtu ka dhe funksion pastrues, duke pastruar nga lëkura e vdekur. Të gjitha këto elementë janë të pranishëm si tek tuli, tek farat edhe tek lëkura e rrushit. Lani mirë 10 kokrra me rrush. Shtypini me një pirun deri sa të bëhen një masë e qullët. Lani mirë fytyrën dhe qafën. Vendosni qullin mbi fytyrë dhe mbi qafë. Lëreni të veprojë për një periudhë 25 minuta. Hiqni tulin dhe shpëlani me kujdes fytyrën me ujë të vakët.
Maskë fytyre me pjeshkë e kastravec
Lajeni fytyrën me pastruesin tuaj të preferuar dhe ujë të ngrohtë që t ju hapen mirë poret. Merrni 2-3 kokrra pjeshke. Prije në thela të holla, aq sa të mundesh. Fërkoje fytyrën mirë e mirë me këtë masë dhe qëndro në pozicion të shtrirë. Lëri të qëndrojnë atje deri në 20 minuta. Ndërsa masa e pjeshkës qëndron në fytyrë, mbyllni sytë dhe vendosni masën e kastravecit mbi qepalla. Mundësisht, qetësohuni në një ambient ose dhomë më vete, larg zhurmave të familjes dhe vini në CD player ndonjë muzikë qetësuese. Në fund shpëlajeni lëkurën lehte me ujë të ftohtë.
PËR TË PATUR NJË LËKURË MËNDAFSH
250 ml lëng i freskët kastraveci
50 ml mjaltë
125 ml jogurt
6 pika vaj livande
4 pika vaj karafili
Përziejini mirë dhe vendosini në fytyrë përpara se të laheni.
MASKË PËR TË HEQUR QIMET E FYTYRËS
1 pako me xhelatinë
125 ml sugo frutash ose lënge barërash.
Ngrohini së bashku deri sa të tretet xhelatina.
Lërini të ftohen në temperaturë normale deri sa të mund
ta duroni mbi lëkurë. Aplikojeni më pas në fytyrë dhe
lëreni të thahet krejt. Tërhiqeni.
MASKË PËR LËKURËN NORMALE
2 lugë me argjilë
1 lugë kafeje me mjaltë
2 pika vaj karafili
Përdorni aloe vera ose ujë për të formuar pastën.
Vijeni në fytyrë dhe pas 15 minutash lajeni atë.
MASKË PËR LËKURËN E THATË
1 lugë me argjilë
1 lugë me miell thekre
1 lugë të vogël me mjaltë
1 lugë kafeje me vaj bajamesh
1 pikë vaj trëndafili
1 pikë vaj lavande
Masaxhojeni në fytyrë për rreth 20 minuta.
MASKË ME KUNGULL
Kungulli i verdhë është shumë i pasur me vitaminë A dhe ndihmon për të rigjeneruar
lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shëndetshme.
Përgatitja: Zini një fetë me kungull të prerë në copa për 15 minuta në ujë. Pasi e keni zier shtypeni.
Shtojini masës një lugë të vogël me pana të freskët, të lëngët dhe përzieni mirë. Lëreni masën të ftohet dhe kur ajo të marrë temperaturën e ambientit përhapeni në fytyrë dhe në qafën e larë dhe lëreni të pushojë në atë vend për rreth 10 minuta. Duhet të evitoni sytë dhe buzët. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me kremin hidratues që ju përdorni.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008