Zëvendëskryeministri turk Arinç, arrin në Kosovë

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 21:11
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bylent Arinç, ka arrit të mërkurën për vizitë dyditëshe në Kosovë.
Ai gjatë vizitës në Kosovë do të ketë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, homologun tij, Hajredin Kuçi dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.
Arinç po ashtu do të ketë takime me komunitetin mysliman dhe turk, si dhe do të vizitojë Prizrenin e Prekazin.
Arniç e përfundon vizitën të enjten mbrëma.