Unaza e Shkodrës, vijojnë punimet që prej tre vitesh
Ndonëse ka më shumë se tre vite që ka nisur puna për ndërtimin e unazës së qytetit më të madh verior, ende ky segment jetik për Shkodrën nuk ka përfunduar. E gjithë gjatësia e unazës nuk është më shumë se 3.5 km e gjatë dhe në një llogari të thjeshtë kuptohet që për kaq kohë punimeve duhej t‘u ishte dhënë fund. Por, problemet e shpronësimeve nga njëra anë, si dhe nisja e punimeve me një projekt, ku nuk përfshiheshin trotuare dhe ndriçim rrugor, ka bërë që ky objekt vital për qytetin të mbesë me statusin: "në punim e sipër". Aktualisht, në njërin nga segmentet e unazës është duke u asfaltuar rruga, e cila kishte mbetur peng i shpronësimeve. Kjo situatë e bën të pamundur kalimin e automjeteve, kryesisht atyre të tonazhit të lartë nëpër unazën e qytetit.
Mungesa e trotuareve dhe e ndriçimit e bën më të vështirë kalimin në të gjatë natës, kur rruga ngjason më së shumti me një tunel që ndriçohet vetëm nga fenerët e makinave.
Të pyetur lidhur me këto mungesa, drejtuesit e Bashkisë Shkodër shprehen se tenderi për trotuaret dhe ndriçimin e rrugës është zhvilluar dhe ka një muaj që është shpallur dhe firma fituese.
Megjithatë, sipas drejtuesve të bashkisë, një pengesë për këtë është bërë ankimimi për këtë tender që ka zgjatur procedurat.
Unaza e Shkodrës nisi ndërtimin në muajin gusht të vitit 2006, ku u inaugurua nga Kryeministri Sali Berisha. Afati i përfundimit të saj ishte viti 2007. Fondit prej 400 milionë lekësh, që kishte dhënë qeveria për të ndërtuar unazën iu shtua dhe një shumë prej 1 milion e 200 mijë lekësh për trotuaret dhe ndriçimin. Kanë kaluar dy vite nga koha, kur ishte parashikuar të përfundonin punimet dhe sot vazhdon që unaza të mos jetë funksionale. Madje, vendin e trotuareve e kanë zënë grumbujt e dherave e mbeturinave
Prej 30 vitesh qyteti më i madh verior nuk ka unazë. Për rrjedhim makinat e tonazhit të rëndë, që vijnë nga jashtë Shqipërisë, detyrohen të kalojnë mes përmes qytetit, pasi nuk kanë rrugë tjetër, duke u shndërruar edhe në gjahun e preferuar të policëve rrugorë.