E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e medias, Berisha: Përballet me probleme serioze



Dita 3 maj është Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe në përkujtim të kësaj dite, Kryeministri Sali Berisha u përcolli atyre urimet më të mira dhe i garantoi në mbështetjen e qeverisë së tij. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë tha se në Shqipëri liria e mendimit ende përballet me problemet e saj serioze. Berisha shtoi se media është nën presione të grupeve të caktuara me interesa politike dhe ekonomike. “Por përsëri liria e mendimit në Shqipëri përballet me problemet e veta serioze, në mënyrë të veçantë me presionin e interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, të cilave së bashku me ju do të mund t’u japim përgjigje ligjore në përmasa më të mëdha në të ardhmen”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë garantoi se kjo qeveri do të mbështesë gazetarët, si dhe kujtoi se gjatë katër viteve të kësaj qeverie, asnjë gazetar nuk u përndoq penalisht. “Këto 4 vite ishin vitet e dimensionit më të lartë të lirisë së mendimit në Shqipëri, vite në të cilat asnjë gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua për botime apo shkrime dhe nuk u përball me asnjë presion të qeverisë për politikat e tij editoriale”, - shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›