E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi, apel për kartat: Do të lëvizim pa viza



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, zhvilloi një takim me banorët e komunës Lis në Mat, ku u kërkoi qytetarëve që të pajiseshin me karta identiteti, pasi ky është një kusht për të udhëtuar pa viza. Patozi tha më tej se brenda vitit të parë të mandatit të dytë, qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Numri dy i PD-së tha më tej se kjo qeverisje ka sjellë ndryshimin në Shqipëri. “Në komunën Lis, vetëm për shkollat janë dhënë mbi 1 miliard lekë, për ujësjellësit 1.5 miliard lekë, janë ndërtuar 4 qendra shëndetësore, janë shtuar investimet në bujqësi dhe është rritur ndjeshëm ndihma ekonomike për familjet në nevojë”, - u shpreh Patozi. Më tej, ai shtoi se ky ndryshim është i dukshëm dhe i prekshëm për këdo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›