E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Ne mbajtëm premtimet



Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, zhvilloi një takim me banorët e Tërbufit, Dushkut dhe Ballagatit në Lushnje, paraditen e së shtunës. Përpara banorëve, Olldashi tha se kjo mazhorancë mbajti premtimet e bëra. “Premtuam se do të rrisnim pensionet dhe këtë e bëmë. Dyfishuam pensionet e zonave rurale si dhe e rritëm deri në masën 70 për qind në qytet. Jemi të vetëdijshëm që vërtet pensioni është rritur, por prapë ka nevojë të rritet, sepse mundi dhe djersa e pensionistëve në zonat rurale dhe kudo meriton vërtet më shumë se kaq, projekti ynë i ardhshëm është barazimi i pensioneve të fshatit me qytetin”, - u shpreh Olldashi. Gjithashtu, ministri Olldashi, nga komuna e Ballagatit njoftoi fillimin e punimeve të rrugës Lushnje-Ballagat-Peqin, me një vlerë 2 milionë e 100 mijë dollarësh. “Premtuam se do të investonim dhe këtë e kemi bërë. Në vitin më të mirë të saj, Partia Socialiste investonte në rrugë 110 milionë dollarë. Ne, vetëm në 2008-n kemi investuar 1.2 miliard dollarë”, - deklaroi Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›