E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i NATO-s, Scheffer, viziton Shqipërinë



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do të zhvillojë në datën 8 maj një vizitë në Shqipëri. Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin “Honoris Kauza”. Scheffer pritet të takohet me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Vizita e Scheffer-it në Shqipëri vjen në një moment të veçantë, pasi Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. Sekretari Jaap de Hoop Scheffer ka marrë mirënjohjet më të thella nga autoritetet shqiptare për kontributin e tij dhënë gjatë kohës si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleancë. Scheffer do të jetë në këtë detyrë deri në fundin e korrikut të këtij vit dhe më pas, ai do të zëvendësohet nga Kryeministri i Danimarkës, Rasmusen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›