E shohim botën si ti
Breaking Views
Slogani i ri i AMC
“E shohim botën si ti” është slogani i ri i AMC. Fushata e komunikimit filloi dje dhe shpreh pozicionimin e ri të AMC, i cili fokusohet tek abonentët e kompanisë dhe merr frymëzim nga bota e tyre. AMC, me këtë fushatë të re komunikimi, ripohon angazhimin afatgjatë në tregun e telekomunikacioneve dhe ndërmerr një tjetër hap për të qenë më pranë abonentëve dhe nevojave të tyre. Kjo është një strategji e qartë e paraqitur nëpërmjet imazhit të ri, me qëllim pozicionimin e veprimtarisë së saj edhe më afër nevojave të abonentëve. Edhe vetë fushata e re e komunikimit përcjell këtë mesazh. Reklama televizive paraqet botën e përditshme e parë nga sy të ndryshëm. Drejtori i Përgjithshëm i AMC, Stefanos Oktapodas, deklaroi se: “Në një treg të maturuar dhe kërkues, ku depërtimi i telefonisë celulare e kalon shifrën 100%, AMC e ‘shikon’ botën me sytë e abonentëve të saj, kupton nevojat e tyre dhe përgjigjet me fleksibilitet dhe mprehtësi komerciale”.
#