Liria i Sefgjinit e Koldashit, Prokuroria i drejtohet Gjykatës së Lartë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ankimoi një muaj më parë vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila i hoqi masën e “arrestit shtëpiak” Arben Sefgjinit, drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve dhe Avni Koldashit. Sipas burimeve zyrtare pranë Gjykatës së Lartë, mësohet se ankimimi është regjistruar një muaj më parë, konkretisht më 1 qershor, dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim, kur dosja t’i nënshtrohet hedhjes së shortit dhe të përcaktohet gjyqtari që do gjykojë rekursin. Po sipas të njëjtave burime, në dosje thuhet se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar dhe zbatuar ligjin procedural dhe ka marrë një vendim të pabazuar në ligj. Gjithashtu, vijohet më tej në ankimim, në trupin gjykues të Apelit, kur u dha vendimi i cili zyrtarizoi lirinë e Sefgjinit dhe Koldashit, trupi gjykues duhej të ishte i përbërë nga pesë gjyqtarë dhe jo nga tre. Ankimimi i organit të akuzës mbyllet me kërkesën që njëra nga gjykatat ose e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, ose e Apelit kanë shkelur ligjin në dhënien e masës, dhe për këtë i takon Gjykatës së Lartë të japë vendimin nëse do t’i kthehen arrestit shtëpiak Arben Sefgjini e Avni Koldashi.
Gjyqi
Procesi gjyqësor në ngarkim të ish-zyrtarëve të SHIK-ut ka hyrë tashmë në fazën e shqyrtimit gjyqësor, pas leximit të kërkesës për gjykim një seancë më parë. Gjatë kësaj seance, u vendos pezullimi i gjykimit për të pandehurin Budion Meçe, i cili ndodhet në gjendje të rëndë kritike për jetën, konkretisht në gjendje kome. Ndërkohë që pas leximit të kërkesës për gjykim dhe përshkrimit të ngjarjes nga ana e prokurorit, u kërkuan edhe provat që do të paraqesin për provimin e fajësisë së të pandehurve. Gjithashtu, në kërkesë thuhej se “Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli dhe Abdyl Loshaj, pasi ishin rrëmbyer nga ish-punonjësit e SHIK-ut, janë torturuar dhe janë detyruar të nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën kishin pranuar se ishin agjentë dhe se kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të sjellë armë në Shqipëri”. Seanca e radhës do të zhvillohet në 11 korrik, ku pritet të paraqiten edhe dëshmitarët e parë, një prej të cilëve edhe Gazidede. Të pandehurit Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budion Meçe akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajt shtator-tetor 1995 kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë. Aty pengjet, sipas akuzës, janë torturuar për disa ditë derisa kanë firmosur nën ushtrimin e dhunës se kanë dashur të bëjnë një komplot në bashkëpunim. Për shkak të torturave, ka gjetur vdekjen biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur dhe janë torturuar keq dy shtetasit e mbetur gjallë, edhe këta në listën e dëshmitarëve. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur “Albatros”, e cila prodhonte konstruksione duralumini.
Detaj
1 qershor ka qenë dita kur prokurori depozitoi rekursin kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Sefgjinin dhe Koldashin