Depresioni, burri vret gruan me sëpatë në gjumë
Prej disa kohësh ka shfaqur shenja të një depresioni të fortë mendor, por kurrkujt nuk i kishte shkuar mendja se do të vriste në gjumë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00, duke i gdhirë dita e djeshme, kur Lazam Tafa, 43 vjeç, nga fshati Brest i Epërm i Komunës Kastrioti të rrethit të Dibrës, ka qëlluar në gjumë me sëpatë bashkëshorten e tij, Zilie Tafën. Për pasojë, gruaja ka marrë plagë të rënda në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që autori i krimit është kapur nga policia pranë shtratit të viktimës. Ngjarja është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna të policisë lokale, sipas të cilave, 43-vjeçari është shoqëruar më pas në ambientet e komisariatit për t’u marrë në pyetje rreth motiveve që çuan në krimin brenda familjes. Megjithatë, nga hetimet paraprake të policisë së Dibrës mësohet se vrasja mendohet të jetë kryer në kushtet e një depresioni të fortë mendor nga Lazam Tafa.
Disa zhurma të forta, të bërtitura dhe më pas heshtje, do t’u prishin gjumin më herët se zakonisht fqinjëve më të afërt të familjes Tafa në fshatin Brest i Epërm. Ndërkohë, askush nuk e kishte marrë me mend që në shtëpinë njëkatëshe, babai i dy fëmijëve kishte qëlluar me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij, Zilien.
Këta të fundit kanë dyshuar në heshtjen e papritur në këtë familje. Për këtë arsye, ata kanë lajmëruar me telefon policinë. Në këtë kohë, një telefonatë ka lajmëruar policinë dhe kjo e fundit nuk ka vonuar të vijë në vend.
Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, punonjësit e Rendit kanë parë të gjakosur në shtrat gruan. Ndërsa sipas të dhënave të tyre, autori i krimit ndodhej pranë shtratit të bashkëshortes së tij në kushtet e një depresioni të fortë.
Menjëherë pas ardhjes së grupit të ekspertizës në vendngjarje, janë verifikuar shenjat e duarve të kryefamiljarit, gjë që ka nxjerrë këtë të fundit si autorin e ngjarjes.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës së krimit sëpatën, me të cilën 43-vjeçari qëlloi bashkëshorten e tij.
Pas kësaj, policia ka marrë menjëherë masën e arrestit për 43-vjeçarin, duke e shoqëruar këtë të fundit në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me motivet e vrasjes. Po dje, është shoqëruar për në morgun e spitalit të qytetit, me qëllim kryerjen e aktit të ekspertizës mjeko-ligjore nëna e dy fëmijëve, Zilie Tafa.
I arrestuar
Salam Tafa
Viktima
Zilie Tafa
(Detaj)
Vrasja mendohet të jetë kryer në kushtet e një depresioni të fortë mendor nga Lazam Tafa