Masa; Mashtroi firmën “Gintash”, gjykata lë në burg turkun Sever
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dje turkun Husnu Vatan Sever, i cili akuzohet se vodhi me anë të mashtrimit 1.5 milionë euro te firma “Gintash Alb Konstruksion” sh.p.k. Sipas akuzës, turku ka vjedhur shumën nëpërmjet falsifikimit të disa dokumenteve dhe mashtrimit që u ka bërë administratorëve të kompanisë turke me pronar bashkëkombasin e tij, Neçip Naxhi Dogru, ka mundur të përvetësojë shumën marramendëse të të hollave. Sipas akuzës, arrestimi i Vatan Severit u krye pasi ndaj tij është depozituar një kallëzim nga kompania “Gintash Alb Konstruksion” sh.p.k., se 51-vjeçari përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka realizuar vjedhjen e shumës së parave prej 1.5 milionë eurosh.
Gjykatë
Masa, lirohen dy policët e rremë që mashtruan për drogë
Dy policët e rremë, të cilët kanë pranuar të kenë telefonuar sallën operative, pasi ishin vënë në dijeni që në banesën e të dashurës së njërit prej tyre ndodhej një person, lirohen nga Gjykata e Tiranës. Në seancën e masës së sigurisë, dy të arrestuarit Jak Rucaj, 48 vjeç dhe Bujar Hysa, 52 vjeç, kanë deklaruar se droga ka qenë justifikim për të hyrë në banesë dhe për t’i prishur qetësinë. Sipas akuzës, dy personat kishin vënë një person për të ruajtur banesën e të dashurës së Rucajt, Valbona Karatin. Pasi në këtë banesë ka hyrë shtetasi Elvin Bakalli, këta të fundit jo vetëm që e kanë rrahur, por më pas kanë lajmëruar policinë duke dhënë një alarm të rremë për drogë.
Prokuroria
Hetim 2 rasteve të tjera të trafikut të makinave
Prokuroria e Tiranës filloi hetimet mbi 2 raste të reja të trafikut të mjeteve motorike, duke e çuar kështu në 5 numrin e procedimeve të regjistruara brenda kësaj jave për këtë lloj trafiku. Sipas burimeve nga kjo prokurori, bëhet e ditur se kanë nisur hetimet për trafikimin e një mjeti tip “Ford Mustang”, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. Kjo makinë është bllokuar dy ditë më parë nga Sektori i Antitrafikut në Policinë e Tiranës, gjatë kohës që drejtohej nga një 33-vjeçar nga Tirana. Po ashtu, organi i akuzës ka nisur hetimet edhe mbi trafikimin e mundshëm të automjeti tip "Benz", me targa TR 5889 P, për të cilin është depozituar informacion se rezulton i vjedhur jashtë shtetit dhe dyshohet se është trafikuar nga shtetasi Gentian Fejzulla, 37 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Sipas burimeve të mësipërme, kallëzimet në fjalë të referuara nga policia kanë për objekt hetimi veprën penale të "trafikimit të mjeteve motorike”.