E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Itali ; Hidhet në lumë për të shpëtuar tre persona, vdes emigranti shqiptar

Është hedhur në ujë për të shpëtuar disa persona që ishin duke u mbytur, por fatkeqësisht, rrjedha e ka marrë me vete. Pjetër Gjoka, një emigrant 47-vjeçar nga Shqipëria, është mbytur përpara syve të gruas dhe fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Cassano Adda, Itali, kur shqiptari ndodhej për drekë në një festë dhe rastësisht ka parë në rrezik disa persona që ishin duke u larë në lumin aty pranë.

Sipas të dhënave të medieve vendase një ditë më parë, mësohet se Pjetri nuk i kishte para kurrë më parë të huajt që ndodheshin në lumë, por kur i pa duke u mbytur dhe kërkonin ndihmë nuk hezitoi për asnjë çast që të hidhej në shpëtim të tyre.

Një dëshmitarë thotë: “I dëgjoi duke bërtitur dhe ai menjëherë u hodh në shpëtim të tyre”. Pak not dhe menjëherë ia doli që t’u afrohej këtyre personave, pastaj ose për faj të rrymës së ujit ose prej fajit të panikut që i kishte kapur ata të tre që po mbyteshin dhe u mbajtën të gjithë tek ai, emigranti nuk pati më shpëtim. Nga bregu gruaja dhe tre fëmijët e tij e kanë parë teksa po mbytej, po fundosej poshtë ujit, dhe doli për një sekondë në sipërfaqe dhe pastaj asgjë. Ndërkohë, nga bregu tjetër i lumit, ndodhej një karabinier jashtë orarit të punës, Carmello Ciulla, i zonës Treviglio, pa skenën, pa katër personat që po mbyteshin dhe menjëherë gjeti dhe i hodhi dy komardare që komanda i vendos në breg në lumit dhe hodhi një prej tyre në pikën që po mbyteshin dy prej tyre. Më pas, këta dy persona arritën që të shpëtonin, ndërkohë që komardaren tjetër ua hodhi dy personave të tjerë që po mbyteshin, por pa rezultat. Askush nga ata të dy që po mbyteshin nuk arriri që ta kapte komardaren. Në këtë pikë karabinieri duke parë që asnjëri prej të dyve nuk arriti ta kapte komardaren, vendosi që të hidhej vetë në lumë dhe ia doli që të kapte nga dora një prej dy emigrantëve dhe arriti që ta nxirrte në breg. Ndërsa për shqiptarin nuk kishte se çfarë të bënte, e kishin përpirë ujërat, midis ulërimave të gruas së tij dhe syve të fëmijëve të tij. Shumë pushues të tjerë morën në tel 118, disa të tjerë karabinierët e Treviglios. Pas pak minutave dhe ndihmat e para erdhën, por tre afrikano-veriorët ikën. Mendohet që ata ishin pa dokumentacion të rregullt. Trupi i pajetë i shqiptarit u kërkua gjatë nga zhytësit, por pa sukses. Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë dhe sot, pasi trupi i pajetë i 47-vjeçarit shqiptar mund të ketë ngecur në ndonjë cep të lumit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›