E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, skadon afati – Bashkia e Tiranës nis aksionin

01-10-2011 / Gazeta 55

Ka nisur në Tiranë aksioni për tregtarët që s’kanë liruar hapësirat publike sipas afatit të vendosur nga bashkia. Policia bashkiake ka deklaruar se do të pastrohen trotuarët nga subjektet që s’kanë paguar taksat për hapësirat e zëna. “Aksioni do të zgjasë një javë dhe do të kryhet kryesisht në fundjavë. Ai nisi nga njësitë bashkiake numër 1 dhe 2 dhe më pas do zgjerohet në tërë Tiranën”- ka deklaruar drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Të djelën e kaluar bashkia e Tiranës paralajmëroi të gjithë personat që tregtojnë produkte të ndryshme në rrugë, por edhe baret që kanë vendosur tavolina në trotuare, se do të marrë masa nëse deri më datën 1 tetor nuk do të lironin këto hapësira publike. Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin. Paralajmërojmë tregtarët ambulantë të largohen nga trotuarët, si dhe lokalet që i kanë zënë ato me tavolinat dhe karriget e tyre”- theksoi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.
Në kuadër të operacioneve të saj, bashkia e kryeqytetit ka nisur aksione për lirimin e hapësirave publike në gjithë qytetin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›