Lirimi me kusht, vetëm në Tiranë e kanë kërkuar 137 të dënuar
Laureta Rryçi
Nga janari e deri në ditët e fundit të korrikut të këtij viti 137 të dënuar kanë depozituar kërkesën për lirim me kusht. Në gjykatën e Tiranës, për pjesën më të madhe të tyre është dhënë vendimi,por ka dhe nga ato që janë ende në shqyrtim. Këto padi kanë nisur shqyrtimin dhe pritet që në ditët në vazhdim gjyqtarët të shprehen për të gjitha kërkesat. Gazeta Albania” boton në numrin e sotëm emrat e të dënuarve që kanë depozituar kërkesën për lirim me kusht dhe vendimin që ka dhënë për ta gjykata. Në të njëjtën kohë është siguruar dhe kërkesa që duhet të depozitojë çdo i dënuar në gjykatën e Rrethit që ndodhet pranë burgut ku vuan dënimin. Jo të gjithë të dënuarit kanë mundësi të përfitojnë nga kjo procedurë. Ligji që përcakton të dënuarit që mund të aplikojnë shpjegon dhe kriteret që ata duhet të plotësojnë.
Procedura
Të dënuarit që nuk iu kanë mbetur shumë vite burg për të vuajtur si dhe gjatë shlyerjes së dënimit kanë pasur një sjellje të mirë mund të përfitojnë lirim me kusht. Natyrisht para se të depozitojnë kërkesën në gjykatë duhet të plotësojnë dosjen e tyre edhe me disa të dhëna të tjera që ky neni i parashikon. Kërkesa bëhet në gjykatën më të afërt me vendin ku ndodhet i dënuari. Pasi ka mbërritur në gjykatë, kërkesa kalon në procedurat e zakonshme duke u përfshirë fillimisht në short. Pasi përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen nis dhe njohja e dokumenteve për të caktuar një seancë të parë gjyqësore.
Proceset
Zakonisht të tilla procese nuk kërkojnë kohë shumë të gjatë për shqyrtimin e tyre. Nëse i dënuari është shoqëruar nga toga e shoqërimit rregullisht nëpër seanca procesi mund të mbarojë edhe brenda dy muajsh ose më me pak ditë. Nga janari e deri në korrik në Gjykatën e Tiranës me 137 kërkesave vetëm një pjesë prej tyre kanë mundur të fitojnë lirinë edhe pse me kusht. Pjesa tjetër për arsye të ndryshme që gjyqtari i çështjes i ka marrë në konsideratë ose iu është pushuar kërkesa ose iu është rrëzuar. Ka midis çështjeve që edhe janë shpallur inkompetenca.
Kërkesë
Kërkuesi:
Objekti i kërkesës: kërkohet lirim para kohe me kusht nga vuajtja e dënimit.
Baza ligjore Nenet 477 i Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 64 të Kodit Penal.
Drejtuar:Gjykatës së Rrethit Gjygjësor
Me vendimin Nr. Datë, të Gjykatës së Rrethit Gjygjësor
Jam dënuar:
Përshkruhen dhe argumentohen kushtet e parashikuara në nenin 64 të Kodit Penal:
Të ketë vuajtur jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
Jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
Jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masë dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim;
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përftuar me amnisti ose falje;
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje.
Mund të bëhet kërkesa nga i dënuari me burgim të përjetshëm kur ai ka kryer jo më pak se 25 vjet burgim
Kur sjellja dhe puna e të dënuarit tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij.
Nisur nga këto, i lutem gjykatës që të caktojë një ditë për gjykimin e kësaj çështjeje dhe nëse krijon bindjen se plotësoj kushtet e parashikuara në nenet 477 të K.Pr.Penale dhe 64 të Kodit Penal të vendosë:
Lirim para kohe me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit.
Kërkuesi
Kërkesës i bashkëngjiten
-vendimi i Gjykatës së Rrethit
-vërtetimi i shlyerjes së dënimit.
-vërtetimi i sjelljes nga Institucioni.
-dëshmia e penalitetit.
-certifikatë e lindjes.
Ekzekutimi i vendimeve
Kreu:2, Shqyrtimi nga gjykata i çështjeve që lidhen me ekzekutimin e
Neni: 477
Titulli: Lirimi me kusht
Përmbajtja: 1. Gjykata e vendit të ekzekutimit vendos për lirimin me kusht dhe revokimin e vendimit të lirimit me kusht, sipas kritereve të caktuara në Kodin Penal. 2. Kërkesa nuk mund të përsëritet para se të kenë kaluar gjashtë muaj nga dita kur vendimi i rrëzimit të kërkesës ka marrë formë të prerë.
Emrat e 137 të dënuarve që kanë kërkuar lirim me kusht
Sokol Koçiu Inkopetenca
Luan Kodhelaj Pushuar
Giedrius Pavasaris Pranuar
Met Gjabri Pushuar
Selman Hoxha Pushuar
Aleksander Rizvani Rrezuar
Tajar Kalemi Pushuar
Eduard Sinanaj Rrëzuar
Enver Bushati Pushuar
Arben Korçari Pushuar
Nesret Basha Rrëzuar
Bledar Beqiri Pushuar
Muhamet Dorzi Pushuar
Xhevahir Ahmetaj Pushuar
Avdyl Dule Pushuar
Ylli Kambo Rrëzuar
Lumturi Shahini Pranuar
Zyhra Kamberi Pushuar
Dede Tanushi Pushuar
Mario Myftari Pushuar
Zana Gjinikasi Pushuar
Gjergji Kolvani Pushuar
Rizvan Mata Pushuar
Joanis Prokaqis Pushuar
Nazmi Kulla Pushuar
Fatmir Rama Pushuar
Alfred Tata Pranuar
Sokol Zhegu Pushuar
Ilirjan Rexha Pushuar
Qamil Shtishi Rrëzuar
Besnik Karari Pushuar
Gentian Gjyzeli Pranuar
Drini Lami Rrëzuar
Fatos Zylyftari Pushuar
Sami Gjata Rrëzuar
Andrea Yzeiraj Pushuar
Besim Shkoza Rrëzuar
Stilian Vathi Pushuar
Ajet Bazelli Pranuar
Ermal Daja Pranuar
Durim Hasani Pranuar
Istref Vata Pushuar
Mimoza Shota Pushuar
Alfred Mulleti Rrëzuar
Mariglen Çuka Pranuar
Eduart Meminaj Pranuar
Aferdita Lila Pushuar
Avni Elqeni Pushuar
Arianit Mataj Pushuar
Muharrem Sinomati Pranuar
Maringlen Cuko Pushuar
Dorian Latollari Pushuar
Adrian Katreli Pushuar
Elvis Jaupi Pranuar
Ilir Kishta Pushuar
Guxim Kertoçi Pushuar
Robert Demolli Pushuar
Elmaz Velaj Pushuar
Ded Tanushi
Bledar Vogli Pushuar
Alfred Koka Rrëzuar
Drini Lami Pushuar
Shperblim Alliu Pushuar
Ajet Bazelli Pushuar
Gjergji Kolvani Pranuar
Arben Korçari Pushuar
Fatos Zylyftari Pushuar
Aurel Myftiu Pushuar
Arben Brahushaj Pranuar
Xhevahir Ahmetaj Pushuar
Adriatik Lleshi Inkopetenca
Gazmir Ngota Pushuar
Sami Gjata Pushuar
Renato Pasho Inkopetenca
Besnik Karari Pushuar
Gjergji Mollanji Pushuar
Vladimir Shqyti Pushuar
Ilir Doraci Pushuar
Rizvan Mata Rrëzuar
Nafije Lika Pushuar
Jani Kollçinaku Pushuar
Prospen Peci Pushuar
Sokol Zhegu
Gjolek Oruçi Pushuar
Agron Kopaçi
Baftjar Stafa Pranuar
Habib Makolli Pranuar
Fatos Zylyftari Pushuar
Kastriot Bleta Rrëzuar
Elton Demi Pushuar
Sokol Varrosi Pushuar
Granit Mehilli Pushuar
Shkelqim Lezo Pranuar
Shkelzen Cani Rrëzuar
Petro Kondakçiu Pushuar
Muharrem Cali Pushuar
Erid Hoxha Pushuar
Ilirjan Ormeni Pushuar
Vigert Hodo
Arber Ferhati Pushuar
Gezim Marku(Jorgji) Pushuar
Petrit Liçi Pushuar
Albert Xherau Pranuar
Ilirjan Mihali Pushuar
Ardian Nasi Pranuar
Besnik Kararaj Pushuar
Fatos Zylyftari Pranuar
Sali Hazizaj Pushuar
Arben Korçari Rrëzuar
Lek Tushi
Fatmir Kuçi Pranuar
Ferdinand Ismaili Pranuar
Agim Nuriu Pushuar
Aleksander Koliçi
Festim Troka
Edvin Shabani Pranuar
Edmont Drita
Klodian Gjinika Pushuar
Niko(Esat) Xhumba(Kurti)
Adrian Qerimi
Ilir Gogollari
Aleko Gjoka Pushuar
Gramoz Dollani Pushuar
Denis Dervishi
Gentian Bakiasi
Kreshnik Mehmeti
Jani Kollçinaku
Ardian Nasi
Tone Gjoka
Stavri Duhanxhiu Pranuar
Sokol Koçiu
Ferik Tafa
Klidi Kodra
Edmond Kararaj
Besim Xhameta
Çlirim Dumi
7 Gusht 2008