E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihet në pranga 20-vjeçari me 28 qese farmaceutike të mbushura me Cannabis



DURRËS – Një 20-vjeçar është kapur në flagrancë me 28 qese farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se poseduesi i lëndës narkotike është shtetasi Mateo Moka, lindur dhe banues në këtë qyteti, i cili është ndaluar në kushtet e flagrancës. Sipas tyre, 20-vjeçari merrej me shitje të lëndëve narkotike. Ai punonte në një piceri në qytetin bregdetar dhe gjatë natës merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike. Burimet sqarojnë se gjatë kontrollit atij iu gjendën 28 qese farmaceutike të mbushura dhe një sasi e papaketuar lënde e llojit Cannabis sattiva, me një peshë totale prej 161.4 gramësh. Zëdhënësja e Policisë sqaron se materialet në ngarkim të Mateo Mokës do t’i kalojnë prokurorisë, pasi akuzohet për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›