Lirohen konviktet, nesër nis shkolla
Rikthimi i një pjese të konsiderueshme të familjeve në shtëpitë e tyre ka bërë që dhe konviktet e shkollave të qytetit të Shkodrës të zbrazen. Ka qenë vetë zv/minsitri i Arsimit Halit Shamata i cili pasi mori informacion nga Shtabi i Emergjencave Civile dhe pas konsultimit me drejtoreshën rajonale të Arsimit në Shkodër, Artrida Ferketi ka deklaruar se tani janë plotësuar të gjitha kushtet që shkollat e mesme profesionale të rifillojnë procesin mësimor. Që nga dita e hënë shkollat e Muzikës, Teknologjike, Industriale dhe Pyjore do të fillojnë normalisht procesin mësimor. Mësimi në këto shkolla u shty për shkak se një pjesë e mirë e nxënësve janë nga rrethet e tjera të cilët akomodohen në konviktet e shkollave respektove. Aktualisht, pjesa e mbetur do të sistemohet në konviktin e shkollës së gjuhëve të huaja, "Safet Spahiu".