E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga burgu inxhinieri i akuzuar për korrupsion

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka liruar dje nga qelitë e paraburgimit inxhinierin e komunës Velipojë, Lek Marku, i cili akuzohet për korrupsion. Ai është arrestuar në qershor të këtij viti dhe deri më dje ka qëndruar në masën e sigurisë arrest me burg. Por tashmë ai ka marrë lirinë dhe duhet të paraqitet herë pas here tek oficerët e policisë gjyqësore. Inxhinieri Lek Marku nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën ndaj tij dhe avokatët mbrojtës kanë pretenduar se gjithçka ishte e sajuar. Sipas tyre, dhe prova kryesore ajo e marrjes nga Marku të shumës prej 2 5mijë lekë të reja kundrejt dhënies së lejes për aktivitet tregtar në plazhin e Velipojës, ishte e sajuar. Dje gjyqtari Arben Zefi ka vendosur që për Lekë Markun, që është dhe nipi i kryetarit aktual të komunës Velipojë Nikollë Marku, të ndryshojë masa e sigurisë nga arresti në burg në detyrim për paraqitje. Por akuza në ngarkim të tij vazhdon të jetë, pasi hetimet ndaj tij nuk kanë përfunduar. Lekë Marku njihet si një nga zyrtarët më me pushtet në këtë komunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›