Lirohet prokurori i akuzuar për mitëmarrje
Gjykata e Elbasanit i jep lirinë prokurorit Aleksandër Plepi, të arrestuar dy javë më parë pasi dyshohej se po ndërmjetësonte për uljen e dënimit të një trafikanti droge.
Dje është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në ngarkim të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Aleksandër Plepi. Ndaj këtij fundit, të akuzuar për mitëmarrje, është vendosur që hetimi dhe gjykimi të zhvillohen në Elbasan, për shkak se një ndjekje e çështjes së tij në kryeqytet konsiderohet konflikt interesi brenda organeve të drejtësisë. Seanca në ngarkim të Plepit është zhvilluar për pak minuta dhe ka përfunduar me marrjen e vendimit për lehtësimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje. Sipas gjyqtarit Sulejman Kurti, ndaj prokurorit Plepi është caktuar që masa e sigurisë të jetë "detyrim paraqitjeje". Kjo është argumentuar nga gjykata me faktin që personi në fjalë nuk ka rrezikshmëri dhe se vepra penale për të cilën akuzohet nuk është e rëndë.
Sipas burimeve të besueshme brenda Gjykatës së Elbasanit, prokurori Plepi duhet të paraqitet një herë në javë në Prokurorinë e Elbasanit dhe pritet që seanca e dytë në ngarkim të të pandehurit të zhvillohet në ditët e para të muajit mars. Ndërkohë, kreu i Gjykatës së Elbasanit është munduar dje të sqarojë pse gjykimi i prokurorit nuk është përfshirë në stendat e lajmërimeve të zakonshme me të cilat procedon gjykata e këtij rrethi, për të mos thënë se është zhvilluar fare në heshtje dhe larg "syrit" të mediave të këtij qyteti. Kreu i gjykatës, Arben Vrioni, tha se pak informacion kishte për çështjen në fjalë, pasi vëmendja e tij ishte përqendruar më tepër në ecurinë e analizës vjetore të institucionit që drejton.
Prokurori Aleksandër Plepi u arrestua më 11 shkurt gjatë një operacioni të Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit me emrin e koduar "Ndërmjetësimi". Çështja e prokurorit kishte dalë rastësisht, ndërsa policia përgjonte telefonin e një trafikanti, i cili nga qelia drejtonte operacionin për shitjen e një sasie heroine në Lezhë.
Paralelisht me drejtimin e shitjes së drogës, ai bënte edhe ndërmjetësimin me prokurorin Plepi për lirimin e shokut të tij të qelisë. Policia ka ndërhyrë njëkohësisht në të dyja rastet, duke ndaluar prokurorin Plepi mesditën e së mërkurës, ndërsa ka ndërhyrë në mbrëmje, duke arrestuar katër persona për trafik droge, në momentin kur do të bëhej shkëmbimi i saj. Plepi akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike, pasi sipas akuzës tentoi të ndërmjetësonte te bashkëshortja e tij me detyrë gjyqtare, për uljen e masës së dënimit të një të dënuari, kundrejt shpërblimit prej 50 mijë eurosh.
Për këtë vepër penale atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg në shtëpi nga Gjykata e Tiranës dhe më pas çështja i kaloi për ndjekje Prokurorisë së Elbasanit, për të shmangur konfliktin e interesit. Dje, Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë të detyrimit me paraqitjeje për këtë person.